Emri i projektit: Mekanizmi për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim Evropian
Aktiviteti: Vizitë studimore te Agjencia Kroate e Akreditimit (HAA) nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës (DAK)
Pjesëmarrësit: Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës
Data: 05 – 06 nëntor 2019
Qëllimi dhe programi i vizitës
Pjesëmarrja për një ditë e gjysmë në cilësi të vëzhguesit bashkë me Agjencinë Kroate të Akreditimit (HAA) gjatë mbikëqyrjes së rregullt të saj te një laborator i akredituar sipas standardit ISO/IEC 17025 për të mësuar nga praktikat e kësaj agjencie për vlerësime/mbikëqyrje të laboratorëve të akredituar dhe pastaj për ti zbatuar ato praktika në Kosovë.
Takim për gjysmë dite në Qendrën e Trajnimit të HAA me zyrtaren e HAA, znj. Ana Çop, ku përfaqësuesit e DAK-së kanë shfrytëzuar mundësinë e shtrimit të pyetjeve për shumë çështje që i kanë interesuar sa i përket akreditimit të laboratorëve me ç’rast përfaqësuesja e HAA-se ka dhënë përgjigje dhe ka treguar se si i trajtojnë ata ato çështje.
Vizita u përkrah financiarisht nga projekti mbështetës i Qeverisë së Luksemburgut në kuadër të Mekanizmit për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim evropian që menaxhohet nga Ministria e Integrimit Evropian.
Përfitimet/mësimet e nxjerra për institucionet
Në këtë vizitë kemi qenë pjesëmarrës në cilësi të vëzhguesit gjatë mbikëqyrjes së rregullt të laboratorit: Hrvatska Agencija za Poljoprivredu i Hranu – Centar za Zastitu Bilja nga zyrtarja e Agjencisë Kroate të Akreditimit dhe eksperti i kontraktuar nga kjo agjenci. Sipas kërkesës së standardit e kemi nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit. Meqenëse kërkesat e standardit ISO/IEC 17025 janë të përshkruara në terma të përgjithshëm, në praktikë, shpesh është e vështire të përcaktosh se laboratori të cilin je duke ja bërë mbikëqyrjen a i ka përmbushur me të vërtete kërkesat e standardit apo jo në tërësi. Gjatë kësaj pjesëmarrjeje në mbikëqyrjen e laboratorit të lartpërmendur e kemi parë se si një zyrtare me shumë përvojë e Agjencisë Kroate të Akreditimit e kryen punën e saj, respektivisht si ajo e bën verifikimin e përmbushjes apo jo të të gjitha pikave të standardit në fjalë. Kjo ka qenë mësim për ne sepse punën e njejtë e kryejmë ne gjatë vlerësimeve dhe mbikëqyrjeve të rregullta te laboratorët në Kosove. Vlen të përmendet edhe çështja se standardi në fjalë ka pësuar ndryshime në disa pika dhe për ne kjo ka qenë hera e parë për të parë se si me të vërtete e kryen vlerësimin për ato pika një agjenci e akreditimit me renome. Meqenëse gjatë vizitës kemi qenë në cilësi të vëzhguesit, Agjencia Kroate e Akreditimit na ka mundësuar që gjysmë dite ta kalojmë në qendrën e tyre të trajnimit dhe aty ne kemi bërë shumë pyetje për çështjet që i kemi parë gjatë vizitës por edhe pyetje tjera për çështje qe na kanë interesuar se si i kryen kjo agjenci.
Last modified: 4 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/vizite-studimore-te-agjencia-kroate-e-akreditimit-haa-nga-perfaqesuesit-e-drejtorise-se-pergjithshme-te-akreditimit-te-kosoves-dak/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/vizite-studimore-te-agjencia-kroate-e-akreditimit-haa-nga-perfaqesuesit-e-drejtorise-se-pergjithshme-te-akreditimit-te-kosoves-dak/ […]