Udhërrëfyesi
KE dorëzoi Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në qershor të vitit 2012. Duke pasur parasysh gamën e gjerë të çështjeve të ndërlidhura me liberalizimin e vizave udhërrëfyesi kishte për qëllim të identifikojë legjislacionin dhe të gjitha masat tjera që Kosova duhet t’i miratojë dhe zbatojë, si dhe, kushtet që duhet të përmbushen në periudhën afatshkurtër për avancimin drejt liberalizimit të vizave.
Udhërrëfyesi përmbante 95 kritere dhe organizohej sipas blloqeve respektive:
Blloku 0. Riatdhesimi dhe Ri-integrimi;
Blloku 1. Siguria e dokumenteve;
Blloku 2. Menaxhimi i Kufijve, Azili dhe Migrimi;
Blloku 3. Siguria dhe Rendi Publik, dhe
Blloku 4. Liria e Lëvizjes dhe të Drejtat Themelore.
Për listën e kritereve për Kosovën në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave kliko linkun: Udherrefyesi_per_Liberalizim_te_Vizave
Për të adresuar këto masa, në prill te vitit 2013 u hartua një Plan Veprimi i cili përmbante veprime konkrete për përmbushjen e rekomandimeve dhe indikatorë matës, të cilët do të shfrytëzoheshin për të monitoruar zbatimin e kritereve dhe rekomandimeve. I tërë plani përmbante rreth 150 veprime specifike.
Të arriturat kryesore gjatë procesit përfshijnë:
Në fushën e riatdhesimit dhe ri-integrimit: alokimi dhe shpenzimi adekuat i buxhetit duke investuar në riintegrim afatgjatë të personavë të riatdhesuar.
Në fushën e sigurisë së dokumenteve, është arritur plotësim ndryshimi i kornziës ligjore për ndryshimin e emrit.
Në fushën e migrimit dhe azilit është dëshmuar ulje drastike e numrit të kosovarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së dhe njëkohësisht ka krijuara kushte dhe kapacitete të mjaftueshmë në rast të një fluksi refugjatësh nga vendet e treta në Kosovë. Kurse është ndryshuar Ligji për Prokurimin Publik duke bërë të detyrueshëm pezullimin dhe largimin e zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar për vepër penale, si dhe është funksionalizuar platforma e prokurimit elektronik.
Në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është kompletuar korniza ligjore si dhe është arritur marrëveshja me Serbinë për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, duke i lejuar qytetarët e të dy vendeve për të udhëtuar brenda ose përmes territoreve të të dyja vendeve me kartat e identitetit. Po ashtu ndër kriteret e fundit të mbetura, lidhej me punën e Avokatit të Pupullit, më saktësisht sigurimin e një objekti adekuat dhe sigurimin e pavarësisë buxhetore për këtë insittucion. Të dy këto pika janë realizuar në tërësi.
Me 18 Korrik 2018 Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur 2 kriteret e fundit për liberalizimin e vizave: Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Komisioni Evropian ka miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën pasi që është vlerësuar që Kosova ka zbatuar të gjitha obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.
Raporti i fundit gjithashtu konfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë të gjitha kriteret e tjera të përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave në lidhje me ripranimin dhe riintegrimin, sigurinë e dokumenteve, migracionin dhe menaxhimin e kufijve, rendin dhe sigurinë publike dhe të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes.