Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim

  1. Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim (ZBZH) është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e cila ka për mision të koordinojë proceset e planifikimit, programimit, monitorimit, raportimit dhe vlerësimit të ndihmës së BE-së dhe donatorëve të tjerë për Republikën e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim dhe procesit të para-anëtarësimit në BE, duke përkrahur zbatimin e politikave të dakorduara të vendit me BE-në dhe donatorët e tjerë.
  2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës e Bashkëpunimit për Zhvillim janë:

2.1. Koordinimi i planifikimit, programimit, monitorimit, raportimit dhe vlerësimin e ndihmës së BE-së dhe donatorëve të tjerë;

2.2. Bashkëpunimi me ministritë në përgatitjen e politikave dhe dokumenteve strategjike për sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, duke përcaktuar prioritetet vjetore dhe shumë-vjetore të financimit në mbështetje të procesit të paraanëtarësimit;

2.3. Koordinimi i menaxhimit efektiv të ndihmës për institucionet e Republikës së Kosovës në kuadër të nismave rajonale të BE-së;

2.4. Koordinimi i përgatitjes së marrëveshjeve financiare midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe BE-së në kuadër të procesit të para-anëtarësimit;

2.5. Përkrahja institucionale në cilësi të Zyrës për Koordinatorin Kombëtar të IPA-s (NIPAC), bazuar në detyrimet në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së;

2.6. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave të koordinimit të donatorëve;

2.7. Ofrimi i mbështetjes për aktivitetet e strukturave të brendshme qeveritare për koordinimin e donatorëve;

2.8. Ofrimi i mbështetjes për zhvillimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve, lidhur me procesin e koordinimit të bashkëpunimit për zhvillim.

  1. Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së.
  2. Drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim i raporton dhe i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm.
  3. Në kuadër të kësaj Zyre bëjnë pjesë divizionet si vijon:

5.1. Divizioni për Monitorim dhe Raportim;

5.2. Divizioni për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit; dhe

5.3. Divizioni për Zhvillim Ekonomik dhe Social.

  1. Numri i të punësuarve në kuadër të Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim është trembëdhjetë (13).

Comments are closed.