Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Divizioni për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit janë:

1.1. Koordinimi i planifikimit dhe programimit të ndihmës së BE-së dhe donatorëve të tjerë, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;

1.2. Ofrimi i mbështetjes për koordinimin e ndihmës në kuadër të nismave rajonale të BE-së, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;

1.3. Ofrimi i mbështetjes për përgatitjen e politikave dhe dokumenteve strategjike për sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;

1.4. Ofrimi i mbështetjes për përgatitjen e marrëveshjeve financiare ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe BE-së, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;

1.5. Ofrimi i mbështetjes për aktivitetet e strukturave për koordinimin e donatorëve, në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit;

1.6. Ofrimi i mbështetjes për zhvillimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve, lidhur me procesin e koordinimit të bashkëpunimit për zhvillim, për institucionet përgjegjëse në fushën e administratës publike dhe sundimit të ligjit.

  1. Udhëheqësi i Divizionit për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit raporton te Drejtori i Zyrës.
  2. Numri i të punësuarve në Divizionin për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit është katër (4).

Comments are closed.