Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Departamentet përgjegjëse për integrim evropian në Zyrën e Kryeministrit

Zyra e Kryeministrit është institucioni kryesor koordinues kombëtar për integrim në Bashkimin Evropian (BE). Ajo e ushtron këtë funksion nën udhëheqjen politike nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Dialog dhe Zhvillim, z. Besnik Bislimi, përmes departamenteve për integrim evropian.

Në ushtrimin e mandatit të tij, Zëvendëskryeministri përkrahet nga Kabineti i tij (për hollësi, shihni rubrikën përkatëse në këtë ueb-faqe).

Departamentet për integrim evropian janë:

Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (ZKPSA),
Zyra për Kriteret Politike (ZKP),
Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm (ZKETB),
Zyra e Politikave Sektoriale (ZPS).

Si institucion i bazuar në dije që bashkon disa nga profesionistët më të mirë të politikave publike në vend, misioni i ynë është mbështetja e transformimit dhe reformave të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Ne e arrijmë këtë synim duke i harmonizuar politikat e ligjet e Republikës me ato të BE-së, dhe duke mirëmbajtur një dialog gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm reformash ndërmjet institucioneve tona publike dhe atyre të BE-së. Të udhëhequr nga standarde larta të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe transparencës, ne jemi të përkushtuar të sjellim vlera unike evropiane si për qytetarët tanë, ashtu edhe për institucionet publike.

Comments are closed.