Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Raportet për vendin

Kontributi i Qeverisë së Kosovës për Raportin e KE-së për vendin përmban zhvillimet kryesore në Kosovë brenda vitit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për t’i dorëzuar të dhënat e arritura gjate vitit kalendarit tek Komisioni Evropian.

Të dhënat e prezantuara në këtë raport fokusohen në arritjet e bëra karshi:

– zbatimit të reformave;

– zhvillimin e kapaciteteve legjislative dhe administrative;

– sfidat e identifikuara në raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, dhe

– Zbatimin e prioriteteve të Partneritetit Evropian, përmes Planit të Veprimit për Partneritet Evropian.

Ky raport hartohet dy here brenda vitit dhe rrjedhimisht është i ndarë në dy dokumente. Raporti i pare dorëzohet në muajin maj dhe përfshinë periudhën shtator të vitit paraprak deri në maj të vitit aktual, përderisa raporti i dyte përfshinë periudhën nga maji deri në shtator të vitit aktual.

Raporti i Progresit eshte instrument me ane te te cilit Komisioni Evropian e mat progresin e nje vendi ne permbushjen e agjendes evropiane brenda vitit kalendarik. Ky raport publikohet nje here ne vit, ne fillim te tetorit te cdo viti.

Comments are closed.