Pyetje të Shpeshta
Çka nënkuptojmë me Liberalizim të vizave?
Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lire në hapësirën Shengen. Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj). Liberalizimi i vizave lejon vetëm udhëtim të lirë, dhe jo leje pune apo përfitime të tjera.
Ku mund të udhëtohet pas Liberalizimit të vizave?
Shtetet në të cilat udhëtohet pa viza janë ato të Bashkimit Europian: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi. Qytetarët Kosovarë udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër e Litehshtejn. Për më shumë informata kliko këtu.
Sa mund të qëndroj në BE pas Liberalizimit të vizave?
Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj). Liberalizimi i vizave lejon vetëm udhëtim të lirë, dhe jo leje pune apo përfitime të tjera.
Cilat dokumente më duhen?
Dokumentet e nevojshme janë: Pasaportë biometrike, Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja, para punonjësit të kontrollit kufitar, e dokumenteve që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit. Për informata tjera klikoni këtu.
Çka eshte migrimi ilegal?
Migrimi i ilegal është lëvizja që kryhet jashtë normave rregulluese të vendeve dërguese, të transitit dhe vendeve pritëse.
Kush është migrant ilegal?
Migrant ilegal është personi i cili për shkak të hyrjes së paligjshme apo mbarimit të afatit të vizës, nuk ka status ligjor në një vend transit apo pritës. Migrant ilegal ndryshe mund të quhet edhe migrant klandestin, i paligjshëm, pa dokumente ose migrant në gjendje të parregullt.
Cka eshte riatëdhesimi?
Riatdhesimi ndodh kur personi e humb ose nuk ka bazën ligjore për qëndrim në vend të huaj dhe duhet të kthehet në vendin e tij/saj të origjinës. Personi e humb ose nuk ka bazën ligjore për qëndrim në shtetin e huaj nëse i skadon viza dhe nuk i zgjatet, nëse i refuzohet kërkesa për azil, nëse ai apo ajo ka hyrë ilegalisht në një shtet ose i është anuluar leja e qëndrimit.
Çka është Plani i Veprimit për zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave?
Plani i veprimit për zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave adreson në mënyrë gjithëpërfshirëse kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave dhe rekomandimet e dala nga raporti i parë vlerësues i Bashkimit Evropian për zbatimin e Udhërrëfyesit. Plani përfshin aktivitete që janë nën përgjegjësinë e të gjitha institucioneve vendore përgjegjëse për zbatimin e kritereve dhe të rekomandimeve. Kliko këtu për të shkarkuar PVLV.
A nënkupton liberalizimi punësim jashtë shtetit?
Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton mundësi punësimi apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.
A mund të shkollohesh atje?
Në rast se dëshironi të studioni në një nga shtetet Schengen, atëherë ju duhet të pajiseni me vizë që mundëson qëndrimin tuaj më të gjatë se 90 ditë. Për këtë duhet të kontaktoni ambasadën e shtetit në të cilin planifikoni të studioni.
Në rast se ju dëshironi të vijoni trajnime, kurse afatshkurta të cilat nuk kërkojnë qëndrim më të gjatë se 90 ditë, atëherë ju mund të përfitoni nga procesi i liberalizimit të vizave dhe nuk do të keni nevoje të pajiseni me vizë shtesë.
A mund te përdoret liberalizimi i vizave për lejeqëndrim?
Qëndrimi prej 90 ditës i lejuar në zonën Schengen nuk nënkupton asesi qe mund të aplikohet për lejeqendrim në asnjë nga në shtetet e zonës Schengen.
Çfarë pasoja mund të keni në rast të shkeljeve eventuale?
Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të liberalizimit të vizave, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës, shënim zyrtar në dosjen tuaj ku figuron shkelja dhe e fundit dhe ndalimi i hyrjes së zonën Schengen në të ardhmen. Ky ndalim zakonisht vlen për 3 deri në 5 vitet në vijim. Për më tepër, në rast se vërehet një numër i dukshëm i abuzimeve me të drejtën e udhëtimit pa vizë, atëherë Bashkimi Evropian mund të suspendojë liberalizimin e vizave për shtetin përkatës.