Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian

Besnik Bislimi është zëvendës kryeministër i pare për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës. Ai ka lindur me 19 maj 1971 në Bukovik, Gjilan.

Ka studiuar Analiza të Makro ekonomisë në Fakultetin e Administrimit të Biznesit, Universiteti i Zagrebit, Kroaci nga viti 1990 deri në 1994. Ka doktoruar në Makroekonomi, me  focus të veçantë në Financa Publike në Universitetin e Freiburg, Gjermani në vitin 2005. Në vitin 2008, ka ndjekur studimet post-doktorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ”Andrew Young School of Policy Studies” në Universitetin e Georgia-s në Atlanta, në kuadër të programit Fullbright.

Që nga viti 2010 është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ku ka udhëhequr Komisionin për Financa. Në dhjetor 2013 ka ushtruar detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit për Financa dhe Pronë në Komunën e Prishtinës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku drejtoi Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Nga viti 2018 deri në vitin 2022, ai mbajti dhe pozitën e nënkryetarit të pare të subjektit më të madh politik në vend, Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Gjatë Qeverisë Kurti I, ka shërbyer edhe si Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve.

Besnik Bislimi është anëtar i Universitetit Amerikan në Kosovë, AUK,nga viti 2004 ku ka dhënë mësim në lëndë e kurse të ndryshme si Mikroekonomi, Makroekonomi, Financa Publike, Analizë Monetare dhe Politika e Resurse Natyrale Ekonomike.

Përgjatë karrierës së tij ka punuar edhe siasistent pedagog për Makroekonomi dhe Financa Publike në Universitetin e Freiburg në Gjermani; ekspert ndërkombëtar në financa publike për UNMIK; këshilltar për politika fiskale me GTZ; ligjërues për Makroekonomi  1 dhe 2 në Veles, Maqedoni si dhe ligjërues për Makroekonomi dhe Financa Publike në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Administrimit të Biznesit dhe Fakulteti Filozofik.

Ai ka shërbyer edhe si këshilltar i UNDP-së për politikat fiskale në kuadër të projektit CBF; këshilltar për disa projekte të GIZ-it; ka punuar si ekspert i financave publike në zyrën e FAO-s në Kosovë; konsulent, studiues, mbështetës dhe ekspert në projekte si: HLSP, Helvetas, OECD, Fondacioni Bertelsman.

Ka njohuri dhe ekspertizë në politika fiskale dhe monetare, politikat e tregut të punës, decentralizimin fiskal, borxhi publik, privatizimi dhe antikorrupsioni.

Comments are closed.