Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Strukturat për IE në institucionet e linjës

Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave / pikat e kontaktit për integrim evropian në institucionet e linjës

Me qëllim të koordinimit të procesit të integrimit evropian në nivel të institucioneve të linjës, në këto institucione funksionojnë Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (DIEKP), përkatësisht pikat e kontaktit për integrim evropian.

Meqë institucionet e linjës janë përgjegjëse për zbatimin e reformave për integrim në BE brendapërbrenda fushëveprimit të mandatit ligjor të tyre, DIEKP-të / pikat e kontaktit për integrim evropian ushtrojnë funksionet e koordinimit të shtyllave të integrimit evropian në fushat përkatëse të politikave. Përveç procesit të integrimit evropian, ato gjithashtu koordinojnë brenda institucioneve të tyre planifikimin dhe monitorimin e politikave të Qeverisë, përfshirë lidhur me planin e punës së saj dhe bashkëpunimin për zhvillim. DIEKP-të funksionojnë në shumicën dërrmuese të ministrive, e në disa prej ministrive funksionet e tyre janë bashkuar me funksione të ngjashme në departamente me fushëveprim më të gjerë.

Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave janë themeluar përmes Rregullores së Qeverisë nr. 01/2011 për Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në kuadër të Ministrive, të miratuar më 18 mars 2011.

Në kontekst të procesit të integrimit evropian, Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave janë njësi organizative të ministrive të cilat janë përgjegjëse për koordinimin e këtij procesi brenda fushëveprimit të mandatit të tyre. Në kuadër të fushëveprimit të ministrisë përkatëse, secili DIEKP e ushtron këtë funksion përmes:

  • Sigurimit të pajtueshmërisë së politikave, strategjive dhe planeve të ministrisë me standardet e BE-së;
  • Koordinimit të punës brenda fushëveprimit të ministrisë në hartimin e dokumenteve kryesore kombëtare për zbatimin e reformave për integrim në BE;
  • Monitorimit të zbatimit të reformave të parapara me dokumenteve kryesore kombëtare për zbatimin e reformave për integrim në BE që janë nën përgjegjësinë e ministrisë; dhe
  • Koordinimit të punës brenda fushëveprimit të ministrisë lidhur me dialogun e reformave me BE-në përmes strukturave të përbashkëta institucionale përkatëse dhe monitorimit të zbatimit të reformave të dakorduara përmes tyre;
  • Koordinimit të punës brenda fushëveprimit të ministrisë lidhur me strukturat koordinuese ndër-institucionale kombëtare për integrim evropian.

DIEKP gjithashtu është përgjegjës për koordinimin e ndihmës zhvillimore nga BE dhe partnerët e tjerë zhvillimorë dypalësh dhe shumëpalësh në kuadër të fushëveprimit të ministrisë, në harmoni me kornizën dhe prioritetet e integrimit në BE.

Përveç këtyre, DIEKP bashkëpunon me njësitë relevante të ministrisë për të siguruar ndërlidhjen e reformave të politikave me procesin e përafrimit të legjislacionit kombëtar me acquis relevante dhe komunikimin dhe informimin lidhur me procesin e integrimit evropian në kuadër të fushëveprimit të ministrisë.

Sa i përket organizimit të brendshëm, shumica e DIEKP-ve përbëhen nga dy divizione: divizioni për integrim evropian dhe ai për koordinim të politikave. Divizioni për integrim evropian është përgjegjës për komponentin e integrimit evropian.

Në anën tjetër, pikat e kontaktit për integrim evropian funksionojnë kryesisht në institucione të pavarura dhe institucione të tjera publike jashtë Qeverisë. Ngjashëm me DIEKP-të, ato i ushtrojnë funksionet e tyre përmes detyrave dhe përgjegjësive të përvijuara më sipër. Sa i përket organizimit të brendshëm, këto struktura janë kryesisht pjesë e njësive të institucionit që kanë funksione të ngjashme ose të krahasueshme.

Lista e DIEKP-ve / pikave të kontaktit për integrim evropian

Institucionet e Qeverisë:

Institucionet e tjera:

Comments are closed.