Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit

Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit e cila është përgjegjëse për koordinimin e procesit të stabilizim-asociimit, përkatësisht të planifikimit dhe monitorimit të politikave për zbatimin e reformave për integrim evropian, raportimit Bashkimit Evropian (BE-së) mbi zbatimin e tyre, si dhe të dialogut të reformave me BE-në dhe të strukturave koordinuese ndër-institucionalekombëtare për integrim evropian.

Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit ushtron këto funksione përmes koordinimit të hartimit të dokumenteve kryesore kombëtare për zbatimin e reformave për integrim në BE dhe monitorimit të zbatimit tëtyre.

Kjo zyrë gjithashtu koordinon dialogun e reformave me BE-në përmes ofrimit të mbështetjes profesionale nëfunksionimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE – Kosovë dhe të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës), dhe Këshillit Ministror për Integrim Evropian dhe Komitetit Punues për Integrim Evropian si struktura koordinuese ndër-institucionale kombëtare për integrim evropian, si dhe strukturave negociuese për anëtarësim në BE.

Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit gjithashtu koordinon raportimin e rregullt tek Komisioni Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim në BE.

Në kuadër të Zyrës për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit bëjnë pjesë këto divizione:

Divizioni për Koordinimin Horizontal të Procesit të StabilizimAsociimit; dhe
Divizioni për Koordinim Institucional.

Comments are closed.