Integrimi Evropian

Fushata për Informim

#visafree është një fushatë informacioni dhe komunikimi për të gjithë qytetarët e Kosovës për të rritur ndërgjegjësimin për regjimin pa viza në zonën Shengen. Fushata #visafree është nisur për të informuar qytetarët e Kosovës për rregullat, të drejtat dhe detyrimet, procedurat dhe mundësitë gjatë udhëtimit në vendet e zonës Shengen.

Kosova hyri në procesin e liberalizimit të vizave në vitin 2012. Një udhërrëfyes me 95 kushte u përmbush dhe konfirmua nga Komisioni i BE-së më 18 korrik 2018.

Më 13 Shtator 2018, Parlamenti Evropian votoi në favor të Liberalizimit të Vizave.

Rekomandimi i Parlamentit të BE-së duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së për të hyrë zyrtarisht në fuqi.

Liberalizimi i vizave nënkupton lëvizjen e lirë në zonën Shengen duke ju lejuar udhëtimin pa viza deri në 90 ditë (brenda një periudhe prej 180 ditësh). Sidoqoftë, liberalizimi i vizave nuk ju jep të drejtën për të punuar ose studiuar në ndonjë nga vendet e zonës Shengen.

Mësoni më shumë rreth fushatës në:

https://visafree-ks.com/

Comments are closed.