Integrimi Evropian

Ministri Çollaku dorëzon Raportin mbi përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave tek përfaqësuesi i BE-së

5 Qershor, 2015

Prishtinë, 5 qershor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, sot ka dorëzuar Raportin mbi përmbushjen e kritereve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, tek shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar për ta përcjell në Komision Evropian.

Raporti reflekton të arriturat në adresimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian të vitit 2014.

“Mendoj që raporti  gjithëpërfshirës  që sapo kemi dorëzuar  do të jep një bazë të fuqishme për ta quar procesin përpara. Puna e jonë nuk ka përfunduar këtu. Duhet të vazhdojmë me zbatimin e përpiktë të  legjislacionit që mbulohet në udhërrëfyes. Shpresoj se hapat e radhës, duke filluar me një mision vlerësues nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare  do të mund të bëhen më shpejt, në mënyrë që pa humbur më shumë kohë t’i ofrohemi ditës kur qytetarët e  Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE”, ka thënë ministri Çollaku.

Institucionet e Kosovës presin që pas analizimit të këtij raporti,  KE do të dërgoj misionin vlerësues  në Kosovë, për të vlerësuar në terren përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *