Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Aktet Ligjore të Përkthyera të Legjislacionit të BE-së

Në saje të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 26 Mars 2014, ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe si dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit të legjislacionit, Ministria e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë i ka dorëzuar Ministrisë së Integrimit Evropian  të Republikës së Kosovës disa akte të legjislacionit evropian të përkthyera në gjuhën shqipe, material ky i ofruar në kuadër të themelimit të bashkëpunimit në mes të dy qeverive për t’u avancuar në sfidën e përbashkët të dy shteteve në procesin e integrimit në BE. Në bazë të marrëveshjes në fjalë, palët e dy vendeve kanë krijuar Komisionin Teknik për koordinimin e përkthimit të Legjislacionit të Bashkimit Evropian – “acquis” në gjuhën Shqipe, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit. Komisioni në zbatim të Nenit 3 të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ka këto kompetenca: – Në bashkëpunim me sektorët respektivë të përkthimit përcakton dhe koordinon kalendarin vjetor të legjislacionit të BE-së që duhet të përkthehet në gjuhën shqipe nga secila palë; – Përcakton procedurat e unifikuara të përkthimit dhe verifikimit të legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe nga palët; – Miraton versionet e çertifikuara të akteve të përkthyera në gjuhën shqipe. Komisioni në punën e tij do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga palët.

Comments are closed.