Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zyra për Politika Sektoriale

Zyra për Politikat Sektoriale është njësi organizative e Zyrës së Kryeministrit e cila është përgjegjëse për koordinimin e zbatimit të reformave për integrim në Bashkimin Evropian në fushat në kuadër të standardeve evropiane, përkatësisht në kapitujt negociues në vijim:

Kapitullin 10: Shoqëria e informacionit dhe mediat;
Kapitullin 11: Bujqësia dhe zhvillimi rural;
Kapitullin 12: Politikat e sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe ato të fitosanitarisë;
Kapitullin 13: Peshkataria;
Kapitullin 14: Politikat e transportit;
Kapitullin 15: Energjia;
Kapitullin 21: Rrjetet trans-evropiane; dhe
Kapitullin 27: Mjedisi.

Në kuadër të kapitujve të sipërpërmendur, Zyra për Politikat Sektoriale ushtron këto funksione përmes përafrimit të politikave të Republikës së Kosovës me ato të BE-së në këto fusha, pjesëmarrjes në hartimin e tyre dhe ofrimit të opinioneve profesionale për përafrimin e tyre me kërkesat e acquis-së së BE-së dhe standardet evropiane, monitorimit e vlerësimit të zbatimit të tyre, si dhe koordinimit të përgatitjes së dokumenteve kryesore kombëtare të politikave për integrim në BE në këto fusha dhe monitorimit të zbatimit të tyre.

Kjo zyrë gjithashtu koordinon dialogun e reformave me BE-në në këta kapituj përmes bashkë-kryesimit të dy nënkomiteteve të Stabilizim-Asociimit BE – Kosovë (NK për Bujqësi dhe Peshkatari dhe NK për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal) dhe dy Grupeve Punues Sektoriale për Integrim Evropian (GPSIE për Bujqësi dhe Peshkatari dhe GPSIE për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal), si dhe koordinimit dheofrimit të mbështetjes profesionale në funksionimin e tyre dhe të strukturave negociuese për anëtarësim në BE në këta kapituj.

Zyra për Politikat Sektoriale gjithashtu përgatit raporte të rregullta për Komisionin Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim në BE në kapitujt e sipërpërmendur.

Në kuadër të Zyrës për Politikat Sektoriale bëjnë pjesë këto divizione:

Divizioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Siguri të Ushqimit; dhe
Divizioni për Mjedis, Energji dhe Transport.

Comments are closed.