Strukturat e Stabilizim Asocimit
Bazuar në nenet 126 – 131 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, strukturat e mëposhtme janë themeluar: Këshilli i Stabilizimit-Asociimit (KSA); Komiteti i Stabilizim-Asociimit (Komiteti), shtatë Nën-komitetet e Stabilizim-Asociimit:
a. Nën-komiteti për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatimet ;
b. Nën-komiteti për Bujqësi dhe Peshkatari ;
c. Nën-komiteti për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën ;
d. Nën-komiteti për Ekonomi, Çështjet Financiare dhe Statistikat ;
e. Nën-komiteti për Drejtësi, Liri dhe Siguri ;
f. Nën-komiteti për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikave Sociale ;
g. Nën-komiteti për Transportin, Energjinë, Mjedisin dhe Zhvillimin Rajonal .
Dhe dy grupe të veçanta:
a. Grupi Special për Reformën në Administratën Publike ;
b. Grupi Special për Normalizimin .
Kalendari i takimeve dhe kryesimi : Kalendari