Integrimi Evropian

Punëtori me përfaqësuesit e Qendrës së Qeverisë për finalizimin e Formatit dhe Udhëzuesit për Hartimin e Planit të Punës së Qeverisë sipas Koncept Dokumentit për Planin e Hershëm Indikativ të Punës (PHIP).

7 Tetor, 2019

Emri i projektit: Mekanizmi për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim Evropian

Aktiviteti: Punëtori me përfaqësuesit e Qendrës së Qeverisë për finalizimin e Formatit dhe Udhëzuesit për Hartimin e Planit të Punës së Qeverisë sipas Koncept Dokumentit për Planin e Hershëm Indikativ të Punës (PHIP).

Pjesëmarrësit: Përfaqësues të Qendrës së Qeverisë (Zyra e Kryeministrit, Ish Ministria e Financave (Ministria e Financave dhe Transfereve), Ministria e Integrimit Evropian)

Data: 7 – 9 tetor 2019

Qëllimi dhe programi i punëtorisë

Pas miratimit të Koncept Dokumentit për Planin e Hershëm Indikativ të Punës (PHIP), Sekretariati Koordinues i Qeverisë ka hartuar Udhëzuesin për Planin e Punës së Qeverisë sipas Koncept Dokumentit, i cili ndër të tjera synon të përmirësoj procesin planifikues të punës së Qeverisë. Element kyç për mbarëvajtjen e këtij procesi është ndër të tjera koordinimi i mirëfilltë mbi përmbajtjen dhe formatin e Udhëzuesit ndërmjet institucioneve të Qendrës së Qeverisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe Ministrisë për Integrim Evropian.

Andaj, me përkrahje financiare nga projekti mbështetës i Qeverisë së Luksemburgut në kuadër të Mekanizmit për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim evropian që menaxhohet nga Ministria e Integrimit Evropian, është organizuar punëtoria me përfaqësuesit e Qendrës së Qeverisë për finalizimin e Formatit dhe Udhëzuesit për Hartimin e Planit të Punës së Qeverisë sipas Koncept Dokumentit për Planin e Hershëm Indikativ të Punës (PHIP).

Përfitimet/mësimet e nxjerra për institucionet

Përfaqësuesit e Qendrës së Qeverisë gjatë kësaj punëtorie arritën të koordinohen për procesin planifikues të punës së Qeverisë dhe finalizuan Udhëzuesin për hartimin e Planit të Punës së Qeverisa sipas Koncept Dokumentit për Planin e Hershëm Indikativ, i cili më pas u lansua më datë 17 tetor 2019.

 

Last modified: 5 Gusht, 2022

One Response to " Punëtori me përfaqësuesit e Qendrës së Qeverisë për finalizimin e Formatit dhe Udhëzuesit për Hartimin e Planit të Punës së Qeverisë sipas Koncept Dokumentit për Planin e Hershëm Indikativ të Punës (PHIP). "

  1. Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *