Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Tryeza Tematike për Ekonomi, Financa dhe Statistika

5 Nëntor, 2012

Prishtinë, 05 nëntor 2012 – Me temën “privatizimi dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike” sot u mbajt takimi i Tryezës së Rrumbullakët për “Ekonomi, Financa dhe Statistika”. Ky është takimi i dytë me radhë i kësaj tryeze i cili ka për qëllim diagnostikimin e gjendjes në lidhje me të arriturat, ngecjet dhe vështirësitë në fushën e integrimit Evropian.

Në këtë takim u diskuta për zhvillimet në fushën e privatizimit, dhe nevojën që në të ardhmen ky proces t’i shërbej më mirë kërkesave ekonomike, biznesore, dhe sociale. Për këtë qëllim pjesëmarrësit ju referuan një mori shembujsh të vendeve tjera të cilat procesin e privatizimit e kanë vendosur në funksion të zhvillimit ekonomik, investimit në infrastrukturë apo përmirsimit të mirëqenies sociale. Në këtë konkteskt u përmend që në rrethanat aktuale institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej angazhuar më fuqishëm në përmirsimin e këtij procesi. Gjithashtu, në mënyrë që të ngritet efikasiteti, do të duhej përmirsuar funksioni i institucioneve bartëse të këtij procesi, sikurse edhe i atyre që në një mënyrë apo tjetër merren me zbatushmerinë e vendimeve dhe veprimeve. Për këtë qëllim konstatimi i përbashkët i kësaj Tryeze Tematike ishte se është e nevojshme të merren vendime të informuara nga ana e spektrit politik dhe institucional në Republikën e Kosovës.

Mes tjerash, anëtarët e kësaj Tryeze Tematike diskutuan edhe për sfidat e përditshme të menaxhimit të këtij procesi, si dhe për rrjedhojat e veprimit apo mes veprimit efikas në lidhje me privatizimin. Tryeza e Rrumbullakët për Ekonomi, Financa dhe Statistika në muajt në vijim do të vazhdojë me organizimin e takimeve të punës me qëllim trajtimin e temave tjera në kuadër të kësaj fushe, ndërsa e gjithë kjo pritet të rezultojë më një raport diagnostifikimi në këtë fushë.

Last modified: 17 Gusht, 2022

5 Responses to " Tryeza Tematike për Ekonomi, Financa dhe Statistika "

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 98534 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-ekonomi-financa-dhe-statistika/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-ekonomi-financa-dhe-statistika/ […]

  3. modesta coating thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-ekonomi-financa-dhe-statistika/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-ekonomi-financa-dhe-statistika/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Here you can find 15192 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-ekonomi-financa-dhe-statistika/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *