Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri

6 Nëntor, 2012

Prishtinë, 06 nëntor 2012 – Me qëllim diskutimin e zhvillimeve në lidhje me “Sistemin Gjyqësor” po mban punimet Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri. Zyrtarë nga Gjyqësori dhe Prokuroria, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile prezantuan të dhënat e fundit analitike në lidhje me sfidat, mungesat, dhe vështirësitë në këtë fushë.

Në lidhje me funksionimin e sistemit gjyqësor anëtarët e kësaj Tryeze Tematike listuan një numër masash dhe veprimesh me anë të cilave synohet ndryshimi më efikas i gjendjes në lidhje me menaxhimin, procedimin, zgjidhjen apo zbatimin e vendimeve.

Një nga temat e rëndësishme të kësaj Tryeze Tematike është ri-organizimit të gjykatave, dhe sipas konstatimeve të dala nga prezantimet dhe diskutimet procesi i ri-strukturimit të gjykatave në Republikën e Kosovës pritet të rezultojë me sukses. Një zhvillim tjetër me rëndësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës në kuadër të sistemit gjyqësor, përfshirë edhe sistemin prokurorial u theksua të jetë edhe avancimi i teknologjisë informative si komponentë e rëndësishme për funksionim efikas të sistemit gjyqësor. Në këtë kontekst u nënvizua që shfrytëzimi i teknologjisë informative shtron nevojën për ngritje të kapaciteteve teknike të shfrytëzuesve.

Në diskutimet intensive të këtij takimi, anëtarët e kësaj Tryeze Tematike në mënyrë të hollësishme argumentuan në lidhje me nevojat njerëzore, profesionale apo financiare në mënyrë që sistemi gjyqësor të mund të funksionoj pa ngecje dhe vështirësi. Për këtë qëllim, u adresua çështja e përkrahjes më të madhe të gjyqësorit nga ana e legjislativit dhe ekzekutivit.

Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri do të vazhdojë punimet gjatë vitit 2012 dhe në muajt e parë të vitit 2013. Qëllimi parësor i kësaj Tryeze Tematike është diagnostikimi i gjendjes në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe lirisë në Republikën e Kosovës. Me përfundimin e fazës së diagnostikimit, punimet do të vazhdojnë me përgatitjen e objektivave strategjike.

Last modified: 17 Gusht, 2022

3 Responses to " Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-drejtesi-liri-dhe-siguri/ […]

  2. พอต thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 30552 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-drejtesi-liri-dhe-siguri/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *