Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku në Konferencën Ndërkombëtare “Germia Hill”

8 Nëntor, 2012

Prishtinë, 8 nëntor 2012 – Në Prishtinë i filloi punimet Konferenca Ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me mbështetjen e Qeverisë Britanike dhe asaj Norvegjeze si dhe të Këshillit Britanik në Kosovë.

Në debatin e parë të konferencës me temën “Një Evropë post Amerikane’, panelist ishin Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, Ministri për Çështje Evropiane në Qeverinë Daneze, z. Nicolai Wammen, Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë z. Samuel Zbogar, Zëvëndës Drejtori për Evropën jug qëndrore, z. David Burger, Kreu i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, z. Ernst Reichel, Kryetar i Komitetit Parlamentar të Punëve të Jashtme, ish Ministër i Jashtëm i Maqedonisë, z. Antonio Milososki dhe ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Paska Milo.

Tema, Një Evropë post Amerikane, ishte pikënisje interesante që kishte tërhequr vëmendjen e të gjithë panelistëve për të komentuar më ndryshe në këtë konferencë. Mirëpo Ministrja Çitaku e vendosur që një çështje si tema në fjalë i kontribon zhvillimit të një debati të mirëfilltë dhe jo të rëndomët për të ardhmen e Kosovës dhe gjithë rajonit në raport me miqësinë ndërkombëtare, posaqërisht perëndimore.

Me këtë rast Ministrja ngriti disa çështje në raport me rishpërndarjen e pushtetit apo fuqisë nga perëndimi në lindje dhe jug, dhe çka nënkupton kjo në raport me fokusin për rajonin tonë kaq të vogël dhe kaq afër Bashkimit Evropian për të qenë në gjendje të mbajë përqëndrimin e Amerikës. Ministrja Çitaku tha se “Shumë ekspert dhe të quajtur ekspert në vazhdimësi kanë shpallur tërheqjen e hartuesve të politikave Amerikane nga rajoni jonë. Bashkimi Evropian do të duhej të marrë ulësen e ngasësit të zhvillimeve nga Zagrebi deri në Athinë dhe çdo gjë ndërmjet. Premtimi Selanikut i një dekade më parë është dashur të ndërtojë gjurmët për vendet e Evropës Juglindore për integrim më të madh dhe bashkëpunim ndërmjet vete në kontekstin e kritereve të Kopenhagës për marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Ministrja Çitaku gjithashtu foli për rëndësinë e interesimit Amerikan për Ballkanin dhe rëndësinë që ka në politikën Amerikane, posaqërisht me marrjen e mandatit të dytë të Presidentit Demokrat, z. Barack Obama.

Ndërsa Ministri Danez, Wammen në mes tjerash e çmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për punë energjike dhe shumë të sukseshme rreth plotësimit të kritereve per integrim Evropian. Në raport me temën në fjalë e çmoi përkushtimin e përbashkët të Qeverisë Amerikane dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian gjë që u deshmua edhe me qendrimet e njëjta të Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian dhe Sekretarës së Jashtme Amerikane, zonjës Hillary Clinton gjatë vizitës së tyre që i bënë Kosovës dhe gjithë rajonit, ku patën porositë e njejta dhe përkrahëse për zhvillimin e vendit dhe të ardhmen drejt Bashkimin Evropian. Me këtë rast z.Wammen tha se” Republika e Kosovës dhe Republika e Sërbisë do ti bashkohen Bashkimit Evropian, mirëpo BE i ka edhe problemet e veta ekonomike për momentin dhe nuk do të jetë në gjendje të pranoj në vete anëtarë të rinjë me çështje të pazgjidhura ndërmjet vete”. Ministri poashtu tha se qeveria Daneze edhe pas udhëheqjes së presidencën Evropaine do të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar rajonin, por edhe do të përkrahë dhe bashkëpunojë me të gjitha ato forca që i ndohmojnë rajonit për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vete.

Nga ana e tijë Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian z. Samuel Zbogar tha se e çmon përkushtimin e Kosovës dhe organizmin e kësaj konferenca që është vendosur të jetë e rregullt dhe ka krijuar një imazh mjaft të mirë në të gjithë botën. Për temën Një Evropë post Amerikane z. Zbogar tha se kjo temë vjen në kohën e duhur pas vizitës së përbashkët të Përfaqësueses së Lartë Ashton dhe Sekretares Clinton që u konfirmua edhe një herë se qëndrojnë së bashku dhe ndajnë qëndrime të njëjta rreth së ardhmes së Ballkanit, që dëshmon përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe Amerikës për rajonin e që këto dy forca janë bashkë shanset janë shumë më të mëdha që gjërat të shkojnë mirë”, tha ndër të tjera z. Zbogar.

Zëvëndës Drejtori për Evropën jug qëndrore, z. David Burger, tha se pajtohet me pretendimet e të gjithë panelistëve që marrëdhënjet ndërmjet Amerikës dhe Evropës qëndrojnë të afërta. Ai konfirmoi se Qeveria Amerikane ëshë shumë e përkushtuar në zhvillimet në Evropë dhe një përqindje e madhe e koncetrimit të hartimit të politikave të saja shkojnë për të ardhmen e Evropës. Gjithashtu, me marrjen e mandatit të dytë Presidenti Obama do të vazhdojë me të njejtin përqendrim sepse zhvillimet në Evropë janë shumë të rëndësishme per politikën në Amerikë dhe se diçka sikur post Amerikane për Evropën nuk qëndron por ndoshta qëndron pyetja e ngritur nga z. Zbogar se a qëndron diçka si Amerika post Evropiane.

Kreu i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, z. Ernst Reichel, tha se tema e këtij debati është shumë mirë e orientuar për të ardhmen sepse kjo është dëshmuar në mënyrë efektive me vizitën e Baroneshës Ashton dhe Sekretares Clinton për qëndrimet dhe punën e Bashkimit Evropian dhe Amerikës për Ballkanin duke punuar afër njëra me tjetrën për të ardhmen e rajonit. Ai shtoi se Gjermania e perkrahë plotësisht agjendën për normalizmin e raporteve në kuptimin e diloagut paqësor në Ballkan. Njëkohësisht është ë rrugës të diskutohet për të ardhmen Euro Atlantike te rajonit dhe jo vetëm integrimin Evropian, gjë që i kontribuon rajonit për të synuar edhe anëtarësimin në NATO që nënkupton një stadard të artë në aspektin e sigurisë.

Kjo temë nxiti një debat mjaft konstrutkiv ku panelistët patën rastin të shkëmbejnë qëndrimet e tyre të ndryshme. Të gjithë mirëpritën këtë konferencë dhe lavdëruan temën e përzgjedhur.

Last modified: 17 Gusht, 2022