

Prishtinë 8 nëntor 2012 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Ministrin për çështje Evropiane në Qeverinë e Danimarkës, Z. Nicolai Wammen.
Me këtë rast Ministrja Çitaku e informoi Ministrin Danez Wammen me të arriturat e Kosovës në procesin e integrimit Evropian që nga takimi i fundit që të dy ministrat patën në muajin maj të këtij viti.
Ministrja Çitaku potencoi se “Qeveria e Kosovës ka filluar të punoj menjëherë në prioritetet afat shkurtëra për Marreveshjen për Stabilizim Associim në mes të BE-së dhe Kosovës dhe se priten rezultate shumë shpejtë. Për më shumë, Ministrja Citaku shtoi se Kosova është plotësisht e përkushtuar në dialogun me Serbinë, dhe e sheh dialogun si të vetmen alternativë dhe tejet të rëndësishëm për Kosovën. Sidoçofte, Kosova pret përkushtim të shtuar nga Serbia për përmbushjen e marreveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik”, shtoi Ministrja Çitaku.
Ndërsa, Ministri Wammen potencoi që “dialogu me Serbinë është tejet i rëndesishëm, dhe njëkohësisht, uroi Kosovën për perkushtimin e saj në këtë drejtim” . Ai vazhdoi duke thënë që “angazhimi i BE-së dhe SHBA-ve në këtë çeshtje është shenjë shumë e mirë e bashkpunimit në mes të dy palëve”. Sidoçofte, kërkohet shumë punë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, dhe se fokusi duhet të qendrojë në zbatimin e marreveshjeve. Po ashtu, është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdojë me reforma sepse kjo do të përshpejtojë procesin e integrimit në BE”, konkludoi Ministri Wammen.
Ministrja Çitaku ndër të tjera falënderoi Ministrin Wammen për përkushtimin e tij përsonal dhe të Qeverisë Daneze për ndihmën që është duke i dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj.
Last modified: 17 Gusht, 2022