Integrimi Evropian

Mbahet takimi i tetë i Komitetit Punues për Integrim Evropian

5 Nëntor, 2012

Prishtinë, 5 nëntor 2011 – Në kuadër të intensifikimit të agjendës Evropiane të Kosovës sot u mbajt takimi i Komitetit Punues për Integrim Evropian. Takimi u kryesua nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, me pjesëmarrjen e të gjithë Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive dhe udhëheqësve të disa agjencive. Temë e takimit të sotëm ishte përmbushja e kritereve për hapjen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, gjegjsisht progresit në plotësimin e 4 kritereve në fushat e sundimit të ligjit, administratës publike, mbrojtjes së minoriteteve dhe tregëtisë.

Në fushën e sundimit të ligjit, u diskutua vazhdimi i reformave në sektorin gjyqësor dhe zgjidhja e rasteve të grumbulluara në gjykata, si dhe çështja e harmonizimit të statistikave ndërmjet Policisë së Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Policia e Kosovës dhe Agjencia Kundër Korrupsionit informuan pjesëmarrësit për numrin e rasteve në kuadër të luftes kundër korrupsionit. Poashtu, u diskutua amandamentimi i pakos legjislative të gjyqësorit me ç’rast pjesëmarrësit u dakorduan për mosndryshimin e kompetencave të Prokurorisë Special të EULEX-it. Strategjia e re Kundër Korrupsionit është në fazen finale të përgatitjes ku drafti përfundimtar i Strategjisë do të diskutohet me të gjtiha palët e interesit dhe deri në mesin e muajit nëntor do të miratohet në Qeveri.

Në fushen e administrates publike, është në fazen finale miratimi i tre akteve sekondare për zbatimin e legjislacionit për sherbimin civil dhe paga. Sa i përket buxhetit dhe hapësirave të Avokatit të Popullit, për vitin 2013 është ndarë buxheti për Avokatin e Popullit, në harmoni me kërkesat e Avokatit të Popullit, ndërsa Ministria e Administrates Publike është në fazen finale të përgatitjes së listes së objektave që do të janë në dispozicion pas ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë.

Në fushen e mbrojtjes së minoriteteve, Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit njoftoj pjesëmarrësit për zhvillimet e fundit sa i përket funksionalizimit të trupit të përbashkët për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Trupi i përbashkët pritet të themelohet deri në fund të këtij viti.

Sa i përket fushës së tregtisë, është në përfundim të sipër finalizimi i ri-strukturimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe njëkohësisht MTI do të përgatit dëri në fund të këtij muaji analizen e ndikimit të aspekteve tregtare të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi.

Informatë e përgjithshme:

Komitetit Punues për Integrim Evropian është forum i përhershëm i cili udhëhiqet nga Ministrja e Integrimit Evropian dhe marrin pjesë udhëheqës më të lartë administrativ të institucioneve shtetërore. Roli i takimeve të Komitetit Punues është të siguroj koordinim të mirëfilltë të agjendës Evropian në nivelin më të lartë administrativ.

 

Last modified: 17 Gusht, 2022

5 Responses to " Mbahet takimi i tetë i Komitetit Punues për Integrim Evropian "

  1. 뉴토끼 thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-tete-i-komitetit-punues-per-integrim-evropian/ […]

  2. Fysio Dinxperlo thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 62184 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-tete-i-komitetit-punues-per-integrim-evropian/ […]

  3. If some one needs to be updated with most
    up-to-date technologies afterward he must be visit this
    web site and be up to date daily.

  4. Hey there would you mind letting me know which webhost you’re utilizing?
    I’ve loaded your blog in 3 completely different web browsers and I must say this blog loads a lot faster then most.
    Can you recommend a good web hosting provider at a honest price?
    Thank you, I appreciate it!

  5. What’s up to every single one, it’s genuinely a fastidious for me to pay a visit this web page, it consists of helpful Information.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *