Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri

24 Tetor, 2012

Prishtinë, 24 tetor 2012 – Në kuadër të Task Forcës për Integrim Evropian, mbajti takimin Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri. Në këtë takim u diskutua për politikat e anti-korrupsionit në Kosovë, me theks të veçantë angazhimet institucionale në luftën kundër korrupsionit.

Në këtë takim anëtar dhe të ftuar të kësaj Tryeze Tematike patën rastin të njoftohen me punën e institucioneve sikurse atë të Agjencionit Anti-Korrupsion, Policisë së Kosovës, Këshillit Gjyqësor, Doganës, si dhe institucioneve tjera të angazhuara në luftimin e korrupsionit. Gjithashtu, në punën e kësaj Tryeze Tematike marrin pjesë dhe kontribuojnë përfaqësues të organizatave jo qeveritare aktive në trajtimin e politikave dhe veprimeve institucionale kundër korrupsionit.

Gjatë këtij takimi u nënvizua se nevojitet një bashkëpunim dhe koordinim i vazhdueshëm ndër-institucional në mënyrë që politikat anti-korrupsion të mund të gjejnë shtrirje të gjerë, të jenë më efikase si dhe të fillojnë të prodhojnë rezultate më pozitive. Në këtë kuadër, nga prezantimet dhe diskutimet u konstatua se institucione të ndryshme ballafaqohen me sfida të ndryshme, të cilat do të mund të tejkalohen nëpërmes përkushtimit, planifikimit dhe ndër-veprimit institucional. Për këtë qëllim nevojitet të forcohet bashkëpunimi me partner ndërkombëtar, organizata vendore, si dhe do të duhej përfituar nga modelet dhe praktikat perëndimore në luftën e dukurisë së korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri ka për qëllim që të zhvillojë një konsensus në lidhje me fushëveprimin e institucioneve, të identifikojë ngecjet dhe arritjet në luftimin e korrupsionit, si dhe përcaktojë objektivat dhe veprimet që duhet të ndërmerren. Për këtë qëllim në çështjet që bien në domenin e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë kjo Tryeze Tematike organizon takime për të cilat përgatiten materiale për diskutim.

Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri është njëra nga shtatë Tryezat Tematike të cilat synojnë të zhvillojnë konsensusin, të hartojnë diagnoze të gjendjes në fushën e integrimit evropian, si dhe të nxjerrin objektiva strategjike nëpërmes dokumenteve përkatëse për këtë qëllim.

Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri do të vazhdojë punimet – një dhe disa ditore – gjatë muajve: tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2012, si dhe në fillim vitin 2013. Puna e Task Forcës për Integrim Evropian, si dhe shtatë Tryezave Tematike përbërëse të saj koordinohet nga Ministria për Integrim Evropian, dhe nga projekti GiZ “Përkrahje e Integrimit Evropian në Kosovë” pranë kësaj ministrie.

Last modified: 17 Gusht, 2022

3 Responses to " Tryeza Tematike për Drejtësi, Liri dhe Siguri "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-2/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 78871 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-2/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/tryeza-tematike-per-drejtesi-liri-dhe-siguri-2/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *