Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet takimi me Kryetarë të Komunave dhe Këshillat Komunal të Sigurisë në Bashkësi

29 Tetor, 2012

Prishtinë 29 tetor, 2012 – Ministria e Integrimit Evropian së bashku me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi, ka organizuar takimin me Ministra, Kryetarë të Komunave, anëtarë të Këshillave të Sigurisë në Bashkësi dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare: Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës Z. Samuel Žbogar, Koordinatoren e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë znj. Osnat Lubrani, Udhëheqësin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Z. Jean-Claude Schlumberger.

Duke pas parasysh se sa kompleks dhe gjithëpërfshirës është procesi i integrimit Evropian, Qeveria e Kosovës është duke i marrë të gjitha hapat e duhur që rezultatet të jenë sa më pozitive. Ne ketë takim u potencua se për të arritur synimet nevojitet një koordinim sa më adekuat me të gjitha institucionet kyçe në këtë proces, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qëndror.

Me këtë rast Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaçi tha: “Bazuar në shembujt e suksesit lidhur me decentralizimin dhe krijimin e komunave të reja në Kosovë, mund të themi se kemi shënuar progres substancial në përmirësimin e klimës ndëretnike dhe integrimin e minoriteteve. Por kuptohet, ka edhe sfida të cilat jemi të përkushtuar t’i tejkalojmë bashkërisht. Kemi arritur që t’iu mundësojmë qytetarëve  të vendosin vetë për gjërat që lidhen me vetëqeverisjen lokale. Dua të theksoj edhe njëherë se në të gjitha përkushtimet që ju keni si pushtet lokal, si kryetar të Komunave, si Ministri e Pushtetit Lokal, të gjitha ministritë që ndërlidhen me këto çështje dhe ju të nderuar përfaqësues të pushtetit lokal, do të keni përkrahjen maksimale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Ministrja Çitaku si kryesuese e këtij takimi mbështeti punën që është bërë deri më tani dhe tha se për ta përkrahur dhe intensifikuar këtë çështje do të vazhdoj me takimet me të gjithë kryetarët e komunave.

Ministrja Çitaku shtoi se: “Kosova tashmë është në rrugën e duhur drejtë integrimit në BE, dhe se për herë të parë jemi duke hyrë në procesin e Stabilizim Associimit, në fakt janë rekomandimet e studimit të fizibilitetit ato që e kanë mundësuar këtë çasje, por kjo e arritur e nivelit qëndrorë është po aq meritë e nivelit lokal, aty ku gjejnë zbatim politikat të cilat hartohen në nivel qendrorë. Pra të nderuar përfaqësues të Komunave të Kosovës, ju jeni ata që i jetësoni këto politika dhe ju jeni ata të cilët e ndihmoni vendin të përparon. Kjo edhë është arsyeja pse jeni këtu sot, në mënyrë që të diskutohen këto politika dhe për të siguruar zbatimin e tyrë në praktike. Me qëllimin e vetëm që të përmirsohet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasyshë perkatesinë etnike, gjinore apo fetare.”

Takimi i sotëm u organizuar në kontekt të ngritjes së vetëdijësimit në krijimin e një mjedisi për kthimin e qendrueshëm të komuniteteve.

 

Last modified: 17 Gusht, 2022

5 Responses to " Mbahet takimi me Kryetarë të Komunave dhe Këshillat Komunal të Sigurisë në Bashkësi "

  1. vigrx thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-me-kryetare-te-komunave-dhe-keshillat-komunal-te-sigurise-ne-bashkesi/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-me-kryetare-te-komunave-dhe-keshillat-komunal-te-sigurise-ne-bashkesi/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-me-kryetare-te-komunave-dhe-keshillat-komunal-te-sigurise-ne-bashkesi/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you can find 96408 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-me-kryetare-te-komunave-dhe-keshillat-komunal-te-sigurise-ne-bashkesi/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Here you will find 9224 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-me-kryetare-te-komunave-dhe-keshillat-komunal-te-sigurise-ne-bashkesi/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *