Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Diskutohen të gjeturat e Studimit të Fizibilitetit në fushën “Inovacioni dhe Kohezionit Social”

30 Tetor, 2012

Prishtinë, 30 tetor 2012 – Me ftesë të Ministrisë  së Punes dhe Mireqenies Sociale dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, eshte mbajtur takimi  i Komisionit Ekzekutiv “Inovacioni dhe Kohezionit Social.”Në takim pjesëmarrës ishin zyrtarë të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Takimi u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm I MPMS-se Eshref Shabani si dhe Sekretari i Përgjithshëm i MIE-s, z. Demush Shasha.

Gjatë takimit përfaqësuesit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tina Benredjem, Syzana Bytyqi dhe Sophie Beaumont  bënë prezantimin e të gjeturave kryesore të Studimit të Fizibilitetit në kuadër të sektorëve të Punesimit, Arsimit, Komunikimit Elektronik Shoqerise Informative dhe Politikave Audiovizuele.

Në mes tjerash, perveq te arriturave qe jane shenuar ne raportin e fizibilitetit ne kuader te punesimit dhe qeshtjeve sociale qe kane te bejne me kornizen ligjore e cila eshte funksionale ,eshte vu theksi ne qeshtjet te cilat duhet akoma te adresohen si permiresimi idialogut social ne mes te partnereve social, funksionalizimi dhe fuqizimi i rolit te Keshillit Ekonomiko Social  si dhe ngritjen e kapaciteteve  institucionale per tu marre me sistemin e sigurimit social.

Ne fushen e arsimit u ritheksua perparesia qe MASHT ka per faktin qe posedon me Plani Strategjik per Arsimit ne Kosove si strategji gjithperfshirese si dhe  permiresimi i kornizes ligjore. Qeshtje qe duhet te adresohen me tutje mbeten pjesemarrja e kosoves ne hulumtimet ne kuader te rajonit si dhe ne Integrimi i Kosovës në Zonën Evropiane të Hulumtimit dhe rritja investimeve në sektorin e arsimit dhe hulumtimit.

Ne kuader te  Komunikimit Elektronik, ne sektori i telekomunikacionit jane krijuar organet e nevojshme administrative dhe rregullatore për të filluar zbatimin e acquis në këtë fushë, si sfide eshte diskutuar nevoja qe Autoriteti regullativi i Telekomunkacionit dhe Keshilli i Pavarur I Mediave duhet te pamvaresohen financiarisht.

Last modified: 17 Gusht, 2022

4 Responses to " Diskutohen të gjeturat e Studimit të Fizibilitetit në fushën “Inovacioni dhe Kohezionit Social” "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-te-gjeturat-e-studimit-te-fizibilitetit-ne-fushen-inovacioni-dhe-kohezionit-social/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 19045 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-te-gjeturat-e-studimit-te-fizibilitetit-ne-fushen-inovacioni-dhe-kohezionit-social/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 71427 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/diskutohen-te-gjeturat-e-studimit-te-fizibilitetit-ne-fushen-inovacioni-dhe-kohezionit-social/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *