Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Thellohet bashkëpunimi për procesin e integrimit Evropian ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

26 Mars, 2014

Prishtinë, 26 mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës, Vlora  Çitaku, dhe ajo e Republikës së Shqipërisë Klajda Gjosha, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për kordinimin e përkthimit të legjislacionit të BE-së në gjuhën Shqipe. Me këtë rast, Ministrja Gjosha në emër të Qeverisë së Shqipërisë i dorëzoi Ministres Çitaku 137 akte apo 2,943 faqe të legjislacionit të BE-së të perkthyera në gjuhën shqipe.

Pas takimit, Ministrja Çitaku dhe Ministrja Gjosha nëshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për funksionalizimin e komisionit teknik për përkthimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhën Shqipe dhe dorëzimit të materialit të përkthyer në gjuhën shqipe nga Qeveria e Shqipërisë tek Qeveria e Kosovës.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes dy Ministret ju drejtuan medieve ku me këtë rast Ministrja Çitaku tha se: “Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme për funksionalizimin e komisionit teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe nga Qeveria e Kosovës shënon një hap tjetër konkret në zbatimin e vendimeve të dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit. Themelimi i komisionit teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së është i mandatuar të strukturoj bashkëpunimin tonë drejt përkthimit të gjithë legjislacionit të BE-së në një gjuhë të vetme në kuadër të sistemeve ligjore të dy vendeve tona”.

Duke folur për rëndësinë që ka kjo marrëveshje Ministrja Çitaku tha se “Legjislacioni i Bashkimit Evropian është mbi 100,000 faqe të akteve primare dhe sekondare të BE-së, prandaj Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkojnë resurset njerëzore dhe financiare për të koordinuar përkthimin e këtij legjislacioni në një gjuhë dhe të shmangim duplifikime të përkthimit të cilat do të shkaktojn kosto shtesë financiare dhe konfuzion ligjor”.

Ndërkaq Ministrja e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë, Klajda  Gjosha tha: “Mirëpres thellimin e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës si dy vende mike, dhe pres që së shpejti të përmbyllen suksesshëm aspiratat për integrimin e plotë të dy vendeve tona në Bashkimin Evropian”.

Në prezantimin e sajë para mediave Ministrja Gjosha shtoi se: “Sot ne lidhëm një marrëveshje të përbashkët për përkthimin e legjislacionit të BE-së, e cila nuk është e vetmja që kemi patur si dy shtete mike që jemi. Sot unë i dorëzova zyrtarisht të gjithë legjislacionin e BE-së që Qeveria e Shqipërisë ka të përkthyer në gjuhën Shqipe”.

Ndër çështje të tjera të takimit të sotëm të dyja Ministret diskutuan edhe rreth idesë së realizimit të takimit trepalësh ndërmjet Ministrive të Integrimit Evropian të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Poashtu, u diskutua edhe për realizimin e projekteve në kuadër të asistencës së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin Ndërkufitarë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Last modified: 15 Gusht, 2022

6 Responses to " Thellohet bashkëpunimi për procesin e integrimit Evropian ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë "

  1. cool mushrooms thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/thellohet-bashkepunimi-per-procesin-e-integrimit-evropian-ndermjet-kosoves-dhe-shqiperise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/thellohet-bashkepunimi-per-procesin-e-integrimit-evropian-ndermjet-kosoves-dhe-shqiperise/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 15392 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/thellohet-bashkepunimi-per-procesin-e-integrimit-evropian-ndermjet-kosoves-dhe-shqiperise/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/thellohet-bashkepunimi-per-procesin-e-integrimit-evropian-ndermjet-kosoves-dhe-shqiperise/ […]

  5. Latvia Hotel thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/thellohet-bashkepunimi-per-procesin-e-integrimit-evropian-ndermjet-kosoves-dhe-shqiperise/ […]

  6. … [Trackback]

    […] There you will find 64455 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/thellohet-bashkepunimi-per-procesin-e-integrimit-evropian-ndermjet-kosoves-dhe-shqiperise/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *