Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku vizitoi Komunën e Mitrovicës

26 Mars, 2014

Prishtinë, 26 mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku vizitoi sot komunën e Mitrovicës ku me këtë rast u prit nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Si vazhdimësi e takimeve që Ministrja Çitaku do ti ketë me kryetarët e komunave të Kosovës për të avancuar kordinimin dhe bashkëpunimin në mes të nivelit qëndrorë dhe atij lokal, në takim me Z. Bahtiri, Ministrja Çitaku u fokusua në procesin riintegrimit të përsonave të riatdhesuar në komunën e Mitrovicës, financimin e projekteve të fazës së dytë të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) në nivel komunal dhe njëkohësisht u diskutua për mundësitë e akomodimit në administratën komunale të Mitrovicës të bursistëve nga programi Skema e profesionistëve të Rinjë ” Young Cells Scheme”. Tema këto të cilat i kontribuojnë procesit të integrimit Evropian, liberalizimit të vizave, por edhe janë me interes për fuqizimin  e bshkpunimit bilateral në mes të institucioneve tona.

Në takim me Z. Bahtiri, Ministrja Çitaku shtoi se:” Procesi i negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit  në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian është duke shkuar me ritmin e paraprë.  Njëkohësisht po vërtëtohet edhe një herë që agjenda Evropiane e Kosovës është agjenda më konsensuale në vend. Të gjithë akterët politik si dhe shoqëria civile janë të gatshëm që të konsolidojnë kapacitetet e tyre dhe të fuqizojnë këtë proces.”

Nga ana e tij Kryetari  i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me nivelin qëndror,  në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha  proceset që kanë të bëjnë më Integrimin Evropian. – See more at: https://www.mei-ks.net/sq/lajmet-mei/ministrja-citaku-vizitoi-komunen-e-mitrovices#sthash.anCR7vjq.dpuf

Last modified: 15 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Çitaku vizitoi Komunën e Mitrovicës "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vizitoi-komunen-e-mitrovices/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *