Prishtinë, 25 mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku takoi sot Kryetrain e Prishtinës z.Shpend Ahmetin.
Gjatë takimit, Ministrja Çitaku dhe Kryetari Ahmeti diskutuan për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të nivelit qëndror dhe atij lokal, me fokus të vecantë në ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar, financimin e projekteve IPA në nivel komunal si dhe akomodimin e bursistëve nga programi i Young Cells Scheme, në Admisnistratën Komunale.
Ministrja Çitaku ndër të tjera tha: “Kosova tashmë është në përfundim të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Kjo do të ankoron Kosovën fuqimisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Konsolidimi dhe fuqizimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve për të kontribuar në mënyrë edhe më aktive për zhvillim të mëtutjeshëm, vetëm se e vërteton edhe një herë që të gjithë jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara agjendën evropiane si agjendën më konsensuale në Republikën e Kosovës.”
Kryetari Ahmeti falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërin e tij për të bashkëpunuar me nivelin qëndror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë më Integrimet Evropiane.
Mëpastaj, Ministrja Çitaku dhe Kryetari Ahmeti, dhanë një deklaratë të përbashkët para mediave.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takoi-sot-kryetarin-e-komunes-se-prishtines/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takoi-sot-kryetarin-e-komunes-se-prishtines/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takoi-sot-kryetarin-e-komunes-se-prishtines/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-takoi-sot-kryetarin-e-komunes-se-prishtines/ […]