Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Fjalim i Ministres Çitaku në “Javën e Gruas”

25 Mars, 2014

Gratë dhe teknologjia

Fillimisht do të doja të ju falenderoj për ftesën e bërë dhe kam kënaqësinë që jam pjesë e këtij paneli.

Meqenëse tema që do të flas ka të bëjë me teknologjinë atëherë do filloj të përshkruaj një fotografi të jetës sime mbi këtë fenomen.

Si fëmijë ndër librat e mi të preferuar ishin ata të Zhyl Vernit.

Si çdo fëmijë në ata libra më tërhiqte aventura që bëhej më e zjarrtë nga faqja në faqe. Duke u rritur, bashkë me mua rritej edhe horizonti im për jetën dhe njohuritë për letërsinë. Me kalimin e kohës edhe këndvështrimi më ndryshoi.

Më pëlqente sërish aventura te romanet e Zhyl Vernit, por më shumë se ato vlerësoja vizionin që ai shkrimtar kishte pasur për të ardhmen e shkencës dhe të teknologjisë. Më pëlqente guximi i tij për të ëndërruar dhe besimi se teknologjia do të përparonte shumë, deri në ato nivele që atë kohë mendja e shëndoshë e njeriut as që mund t’i imagjinonte. Më pëlqente imagjinata profetike e njeriut shkrimtar.

Nuk është më shumë se një shekull më parë, kur ka qenë pothuaj e paimagjinueshme të mendohej se në fillim të këtij milleniumi njeriu do të mund të ulej në shtëpi dhe nga një kuti e vogël do të mund të shihte gjithë botën, se lajmi do të përhapej anekënd botës vetëm për pak sekonda dhe se njeriu mund të bëhej dëshmitar i ngjarjeve më të mëdha në anën tjetër të botës vetëm përmes navigimit në botën virtuale dhe lidhjeve të drejtpërdrejta që ja siguron teknologjia. Teknologjia po na mahnit çdo ditë e më tepër me arritjet e veta, me mundësitë që na ka krijuar, me hapësirat për të komunikuar si kurrë më parë. Ajo na e ka lehtësuar jetën në nivele të paimagjinueshme dhe është bërë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të shoqërisë njerëzore.

Tani, përpos botës së prekshme, asaj reale, kemi edhe një botë tjetër, atë virtuale, e cila e ka ngritur komunikimin në nivele shumë të larta. Interneti është shndërruar në lodrën e re teknologjike të njerëzimit dhe natyrisht që është vënë në shërbim të tij. Me një tast të vetëm mund të navigosh në internet dhe brenda disa sekondash të marrësh informacione të shumta për gjithçka dhe gjithkënd. Përmes rrjeteve sociale mund të komunikosh me gjithkënd që posedon qasje në internet kudo që ai të jetë, edhe mijëra kilometra larg. Kjo është koha e internetit dhe gjeneratat tona janë gjeneratat e internetit.

Kosova nuk bën përjashtim. Interneti është i përhapur masivisht dhe unë jam e bindur se në këtë përhapje masive të internetit, femrat padyshim janë përdoruese eventuale të kësaj teknologjie.

Unë jam një prej tyre.

Teknologjia më mahnit si shumicën e njerëzve të tjerë, por edhe më shërben. Një nga të metat e këtij bombardimi nga teknologjia, është fakti se mund të bëhesh i ndërvarur prej teknologjisë.

Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se komunikimi virtual shpesh e ka mundur atë komunikimin live të drejtëpërdrejtë, të prekshëm. Psh, pamje të tilla si ajo e një tavoline mes miqsh, të themi të ulur në ndonjë kafe apo restoran, ku të gjithë luajnë me telefonat e tyre mobilë të tipit të fundit duke shkruar mesazhe, kontolluar postën elektronike, duke naviguar në internet apo duke folur në chat, nuk janë më pamje të pazakonta. Nuk është një pamje e lakmueshme dhe mua nuk më pëlqen, prandaj kam qenë shumë e kujdesshme që t’ia arrij ta vë teknologjinë në shërbim timin dhe jo të jem unë në shërbim të teknologjisë.

Më pëlqen komunikimi virtual, më pëlqejnë dhe i shfrytëzoj mundësitë që ai afron. Është bukur të kesh aq shumë miq, me të cilët mund të komunikosh edhe përmes një statusi, edhe përmes një fotoje, edhe përmes një komenti apo pëlqimi.

Te gjithe e dijme sa është e vështirë që një punë apo një bisedë te gjatë t’a përshkruajme me shume pak fjale. Kjo eshte nje mjeshteri qe doemos duhet t’a zhvillosh ne keto rrjete sociale. Si Ministre e Integrimeve Evropiane, perdorimin e rregullt te rrjetev sociale do t’a quaja si “shpëtim përtej kufijëve”. Ky komunikim me kolegët jashtë kufijëve më kursen kohën dhe rrugën.

Poashtu cdo të arritur në Kosovë jam munduar t’a postojë , në mënyrë që arritjet tona t’i shohin dhe të tjerët. Gjithcka kam bërë për të promovuar vendin tim, punën tonë si dhe për të marë mendime nga të tjerët. Kjo do të ishte e pamundur të bëhej pa ekzistencën e rrjeteve sociale.

Duhet pranuar se disa media sociale si Facebook, YouTube dhe Tëitter kanë bërë një formë të revolucionit socilal në të gjithë globin, por ajo që mbetet më e rëndesishme është se kane lidhur njerëzit mes vete.

Last modified: 15 Gusht, 2022

17 Responses to " Fjalim i Ministres Çitaku në “Javën e Gruas” "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalim-i-ministres-citaku-ne-javen-e-gruas/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalim-i-ministres-citaku-ne-javen-e-gruas/ […]

  3. Sherylann thotë:

    Aw, this was an exceptionally nice post. Taking the time
    and actual effort to create a top notch article… but what can I say…
    I hesitate a whole lot and never seem to get anything done.

  4. TEKTK77 thotë:

    It is the best time to make some plans for the future and it is time to be
    happy. I’ve read this post and if I could I desire to suggest you some interesting
    things or suggestions. Maybe you can write next articles referring to this article.
    I desire to read more things about it!

  5. tektok thotë:

    Excellent article. I’m going through a few of these issues as well..

  6. naga169 thotë:

    It’s actually a cool and helpful piece of information. I’m satisfied that you simply shared this helpful info with us.
    Please stay us informed like this. Thank you for sharing.

  7. naga169 thotë:

    Wow, that’s what I was looking for, what a stuff!
    present here at this website, thanks admin of this site.

  8. TEKTK77 thotë:

    I’ll right away take hold of your rss as I can’t to find your email subscription link
    or newsletter service. Do you’ve any? Kindly permit me recognise so that I could subscribe.
    Thanks.

  9. winning303 thotë:

    Hi there, I read your blog regularly. Your writing style is witty, keep
    up the good work!

  10. winning303 thotë:

    I loved as much as you will receive carried out right here.
    The sketch is tasteful, your authored subject matter stylish.
    nonetheless, you command get got an nervousness over that you wish be delivering the
    following. unwell unquestionably come further formerly again as exactly the same
    nearly a lot often inside case you shield this hike.

  11. TEKTK77 thotë:

    This is my first time pay a quick visit at here and i am truly impressed
    to read all at one place.

  12. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/fjalim-i-ministres-citaku-ne-javen-e-gruas/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *