Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministja Çitaku: MSA-ja do të ankoron Kosovën fuqimisht në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian

20 Mars, 2014

Prishtinë,20 mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku morri pjesë  në ceremoninë solemne  të diplomimit të Akademisë Zhvillimore, me këtë rast ministja Çitaku  foli për Agjendën Evropiane të Kosovës, si dhe  rolin që ka nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për Kosovën.

Kosova ka një perspektivë të qartë drejtë anëtarësimit në BE, në linjë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Nisja e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi në mes të vendit tonë dhe Bashkimit Evropian është një moment historik në kuadër të procesit integrues të vendit tonë.

Kosova është në përfundim të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). MSA-ja do të ankoron Kosovën fuqimisht në rrugën e saj drejtë  anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht do të shënon një momentum historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Marrëveshja Stabilizim Asociimi do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale në kuadër të së cilës Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian do të bëjmë zotime të ndërsjellët, nga njëra anë, vendi jonë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella, dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofroj mundësi reale për anëtarësim, ka thënë ministrja Çitaku

Më tej Ministrja Çitaku shtoi se “Procesi i Evropianizimit është më shumë se vetëm miratimi i legjislacionit të BE-së dhe përmbushjes së normave dhe standardeve të BE-së. Në shtete të ndryshme si Polonia, Hungaria dhe Estonia me trashëgimi të ndryshme historike dhe ekonomike dhe tradita politike, procesi i anëtarësimit në BE ka sjellë një transformim të shpejtë të marrëdhënieve shtet-qytetar, reformë të qëndrueshme të administratës publike dhe një cikël të zhvillimit ekonomik, investimeve të huaja direkte dhe zbutjen e varfërisë duke arritur grupet më të cenuara dhe zonat rurale. Fuqia e njëjtë transformuese e procesit të integrimit evropian ka çuar në ndryshime pozitive në  fqinjësinë tonë të afërt”.

Duke folur për rëndësin që ka kjo marrëveshje ministrja Çitaku tha se “Qëllimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociimi është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullon procesin e përafrimit dhe anëtarsimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Marrëveshja do të jetë bazë ligjore për të gjitha hapat e radhës të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian.MSA-ja është hap i radhës i rëndësishëm i cili ka dëshmuar pjekurinë e shtetit tonë dhe ka vulosur legjitimitetin e progresit të arritur”.

Ne fund Çitaku  tha se reagimi  i Bashkimit Evropian përballë Kosovës, është rezultat i një pune shumë domethënëse të ndërtuar përmes Qeverisë se Kosovës dhe qasjes së saj strategjike ndaj kërkesave të BE-së, si dhe rezultat i progresit të gjithëmbarshëm shoqëror dhe punës së palodhshme të të gjitha institucioneve shtetërore, në nivel qendror dhe lokal, pozitë dhe opozitë.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministja Çitaku: MSA-ja do të ankoron Kosovën fuqimisht në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministja-citaku-msa-ja-do-te-ankoron-kosoven-fuqimisht-ne-rrugen-e-saj-drejte-anetaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministja-citaku-msa-ja-do-te-ankoron-kosoven-fuqimisht-ne-rrugen-e-saj-drejte-anetaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministja-citaku-msa-ja-do-te-ankoron-kosoven-fuqimisht-ne-rrugen-e-saj-drejte-anetaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministja-citaku-msa-ja-do-te-ankoron-kosoven-fuqimisht-ne-rrugen-e-saj-drejte-anetaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministja-citaku-msa-ja-do-te-ankoron-kosoven-fuqimisht-ne-rrugen-e-saj-drejte-anetaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *