Prishtinë, 20 mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka pritur sot në takim përfaqësuesen e UNWOMEN, për Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, dhe Maqedoni, Znj.Anne Marie Esper Larsen, me të cilën ka diskutuar për rolin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të pozitës së gruas në shoqëri, gjatë këtij takimi është folur edhe për ndihmën që mund t’u ofrohet grave sipërmarrëse në biznes si dhe diskutimin rreth çështjeve të cilat i preokopojnë gratë sipërmarrëse në biznes mundësinë për bashkpunim edhe më të mirë.
Barazia gjinore është një nga parimet thelbësore të BE-së, është një nga 5 vlerat që është themeluar BE-ja dhe është më shumë se sa një slogan, në të vërtetë është përgjegjësia jonë, tha ministrja Çitaku, gjatë këtij takimi.
Në përgjithësi fuqizimi i rolit të gruas në shoqërinë kosovare, është një nga prioritetet e mija në jetën aktive në politikë. “Gjatë kohës sa jam Ministre në Qeverinë e Kosovës, më është forcuar edhe më shumë bindja se Kosova do të zhvillohet shumë më shpejt, e më tepër, nëse roli i femrës në shoqërinë tonë përmirësohet. Me gjithë sfidat, unë besoj që pozita e grave në Kosovë duhet të vazhdojë të përmirësohet. Kjo duhet të ndodhë jo vetëm për të mirën e grave, por për të mirën e të ardhmes së Kosovë është shprehur Çitaku.
Nga ana e saj përfaqësuesja e UNWOMEN, për Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni tha se” Adresimi i çështjeve si pavarësia ekonomike e grave, përfshirja e tyre në trashegiminë familjare apo përfshirjes në politikë dhe vendimmarrje, kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë akterët relevant, prandaj si përfaqësuese e UNWOMEN duke u njohur me vështirësitë që mund të kalojë një grua në arritjen e një qëllimi, gjithmonë do të kërkoj që femra të fuqizohet edhe më tutje në shoqëri”.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ka-pritur-sot-perfaqesuesen-e-unwomen-znj-anne-marie-esper-larsen/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ka-pritur-sot-perfaqesuesen-e-unwomen-znj-anne-marie-esper-larsen/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ka-pritur-sot-perfaqesuesen-e-unwomen-znj-anne-marie-esper-larsen/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ka-pritur-sot-perfaqesuesen-e-unwomen-znj-anne-marie-esper-larsen/ […]