Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj mori pjesë në seminarin për Ballkanin Perëndimor dhe Integrimet Evropiane në Stockholm

29 Maj, 2017

Stockholm, 29 maj 2017 – Ministrja e Integrimeve Evropiane, znj. Mimoza Ahmetaj, mori pjesë në seminarin e bashkë-organizuar nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian në Suedi dhe Ministria e Jashtme e Suedisë. Në këtë seminar me temë Ballkani Perëndimor dhe integrimet në BE, ku të pranishëm ishin pjestarë nga shoqëria civile, kori diplomatik dhe përfaqësues institucionesh vendore e ndërkombëtare, Ministrja Ahmetaj prezentoi progresin, sfidat dhe planet e Republikës së Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane.

Pjesmarrës në këtë seminar ishin ministrat dhe zëvendës ministrat e punëve të jashtme dhe të integrimeve evropiane nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Malit të Zi) dhe zyrtarët e lartë nga Komisioni Evropian në Bruksel. Përvec diskutimeve dhe prezantimit në seminar, ministrja Ahmetaj pati takime me homologët nga rajoni,  si dhe zhvilloi edhe një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Margot Wallstrom e cila gjithashtu ishte nikoqire dhe pjesmarrëse e seminarit. Gjatë këtij takimi bilateral  ndër të tjera u bisedua për përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kryediplomatja suedeze Wallstrom e falenderoj ministren e integrimeve Ahmetaj për pjesmarrjen në seminar dhe kontributin gjatë punimeve.

Kjo është hera e dytë që organizohet një seminar i tillë me pjesmarrje të ministrave nga Ballkani Perëndimor dhe u dakordua që në pjesën e dytë të vitit të organizohet sërish një i tillë me tema konkrete të bashkëpunimit të ndërshtetëror në rajon dhe me BE.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *