Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj priti në takim deputetët e parlamentit Gjerman

25 Maj, 2017

Prishtinë, 25 Maj 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti në takim anëtarët e parlamentit të Baden-Württemberg me të cilët diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon në kuadër të procesit të integrimit Evropian.

Me këtë rast Ministrja Ahmetaj në një përshkrim të shkurtër, njoftoi të pranishmit për zhvillimet aktuale në Kosovë, agjendën Evropiane dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve tona.

Ministrja Ahmetaj tha se:”Në Kosovë ekziston një konsensus ndërpartiak, dhe përkrahje gjithëpopullore për procesin e integrimit Evropian të Kosovës. Ky binom i ka kontribuar ecjes përpara të proceseve kyçe pasiqë integrimi Evropian prekë të gjtiha sferat e një shoqërie dhe një shteti. Ndërsa për avancimin e Kosovës me agjendën evropiane nevojitet përkrahje e vazhdueshme ndërkombëtare veçaneërisht nga Gjermania si shtet mik i Kosovës. Kontributi i Gjermanisë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të menaxhuar me procesin e integrimit Evropian është i nevojshëm dhe si i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Populli i Kosovës është falënderues popullit dhe shtetit Gjerman për kontributin e vazhdueshëm”, tha ndër të tjera Ministrja Ahmetaj.

Poashtu, gjatë takimit u diskutua për çështjet kyçe me agjendën evropiane të cilat e presin qeverinë e re, e që janë; ratifikimi në Kuvend i demarkacionit me Malin e Zi, dhe vazhdimi i pakompromis i luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Nga ana e tyre, deputetet e parlamentit të Baden-Württemberg  shfaqën interesim të shtuar për planet për zhvillimin ekonomik të vendit, uljen e papunësisë, shërbimet shëndetësore, sikurse edhe për zhvillimet tjera në rajon.

Gjithashtu, temë me interes për ta ishte edhe kontributi i kontigjentit ushtarak Gjerman, në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqës dhe stabilitetit në Kosovë.
Ndër konstatimet e tyre ishte se rritja ekonomike e vendit esht celesi i zhvillimit të përgjithshëm të vendit, ekonomisë, arsimit, politikës dhe demokracisë.
 

Last modified: 10 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Ahmetaj priti në takim deputetët e parlamentit Gjerman "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-priti-ne-takim-deputetet-e-parlamentit-gjerman/ […]

  2. poppenhuis thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-priti-ne-takim-deputetet-e-parlamentit-gjerman/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *