Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku në vizitë zyrtare në Portugali

25 Maj, 2016

Lisbonë, 25 maj 2016 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, po qëndron në vizitë zyrtare në Portugali, ku është takuar sot me sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, znj. Margarida Marques.

Ministri Çollaku ka falënderuar Sekretaren e Shtetit Marques për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë ofruar Kosovës duke filluar nga njohja e pavarësisë, pastaj kontributin dhe prezencën në kuadër të misionit të KFOR-it dhe EULEX-it.

Ministri Çollaku ka informuar znj.Marques lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, agjendën e reformave evropiane me fokus në fillimin e zbatimit të MSA-së si dhe për procesin e liberalizimit të vizave tani kur jemi në fazën e vendimmarrjes brenda Institucioneve të BE-së.

 

Në anën tjetër, Sekretarja Marques konfirmoi se Portugalia do të vazhdoj të mbetet përkrahëse  e rrugës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tregtare tani kur janë hapur mundësi të reja më hyrjen në fuqi të MSA-së. Më konkretisht u bisedua për mundësitë e investimeve në sektorin e bujqësisë, energjisë së ripërtëritshme, ndërtimtarisë etj.

Vizita e Ministrit Çollaku në Lisbonë ishte e para e një zyrtari të lartë të Republikës së Kosovës në Portugali. Si rezultat i kësaj vizite palët u pajtuan që në të ardhmen e afërt të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në të gjitha fushat e interesit reciprok.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministri Çollaku në vizitë zyrtare në Portugali "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-vizite-zyrtare-ne-portugali/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 1268 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-vizite-zyrtare-ne-portugali/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ne-vizite-zyrtare-ne-portugali/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *