Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet trajnimi për aplikim në fondet e Kornizës Investuese për Ballkanin Përendimor

16 Janar, 2013

Prishtinë, 16 janar 2013 – Ministria e Integrimit Evropian organizoj sot trajnimin një ditor për institucionet shtetërore me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për aplikim në fondet e Kornizës Investuese për Ballkanin Përendimor (Western Balkan Investment Framework – WBIF).

Gjatë hapjes së trajnimit, z. Demush Shasha, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian, potencoj: “Zhvillimet e rëndësishme politike, siç është anëtarsimi i Kosovës në Banken Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim, duhet të komplementohen me kapacitetet teknike dhe ekspertizë me qëllim të përgatitjes së projekteve të mirëfillta që do të gjejn mbështetje në kuadër të institucioneve ndërkombëtare financiare, në kuadër të WBIF-it. Ky është pikërisht synimi i këtij trajnimi.”

Korniza Investuese për Ballkanit Perëndimor synon të përmirësoj bashkëpunimin dhe të ngrit kapacitetet financiare për investime që kontribuojnë në zhillimin socio-ekonomik dhe avancimin e procesit integrues të Ballkanit Perëndimor. Institucionet që kontribuojnë me resurse financiare në kuadër të kornizës janë: Komisioni Evropian, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investime, Banka Gjermane për Zhvillim, Banka Botërore si dhe donatorët bilateral.
Korniza fokusohet në sektorë kyç të ekonomive të Ballkanit Perëndimor përfshirë: energjinë, mjedisin, transportin, çështjet sociale si dhe zhvillimin e sektorit privat. Gjatë trajnimit janë shpjeguar strukturat, proceset dhe akter kyç të Kornizës Investuese për Ballkanin Përendimor.

Trajnimi është organizuar në kuadër të përgatitjes së projekteve për aplikimin për raundin e nëntë të WBIF-it, me ç’rast është prezantuar udhëzuesi për aplikim dhe janë shpjeguar disa shembuj të projekt propozimeve.

Trajnimi është udhëhequr nga Jeremy Lazenby dhe Nicolas Sinclair, Udhëheqës dhe Zëvendës Udhëheqës të projektit të Bashkimit Evropian “Infrastructure Projects Facility in the Western Balkans”.

Për më shumë informata rreth Kornizës Investuese për Ballkanin Përendimor, mund të vizitoni faqen zyrtare të WBIF-it: www.wbif.eu.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

5 Responses to " Mbahet trajnimi për aplikim në fondet e Kornizës Investuese për Ballkanin Përendimor "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-trajnimi-per-aplikim-ne-fondet-e-kornizes-investuese-per-ballkanin-perendimor/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-trajnimi-per-aplikim-ne-fondet-e-kornizes-investuese-per-ballkanin-perendimor/ […]

  3. faceless niches thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-trajnimi-per-aplikim-ne-fondet-e-kornizes-investuese-per-ballkanin-perendimor/ […]

  4. ks quik 2000 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-trajnimi-per-aplikim-ne-fondet-e-kornizes-investuese-per-ballkanin-perendimor/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-trajnimi-per-aplikim-ne-fondet-e-kornizes-investuese-per-ballkanin-perendimor/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *