Prishtinë 15 janar 2013 – Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku priti një delegacion të praktikantëve nga Drejtoria Gjenerale për Zgjerim të BE-së të kryesuar nga Z. Patrick Schmelzer zyrtar i larte zyrës se BE-së në Kosove, ku u bisedua për agjendën e Ministrisë e Integrimit Evropian dhe, po ashtu për agjendën e Qeverisë së Kosovës për plotësimin e kritereve për Integrimin Evropian.
Ministrja Çitaku njoftoi më në hollësi për ngjarjet e fundit në Kosovë lidhur më ecurinë e plotësimit të kritereve të dalura nga Bashkimi Evropian në raport më Kosovën.
Në veçanti u theksua Marrëveshja për Stabilizim Asociim duke potencuar që ka shume punë për të bërë mirëpo jemi të vendosur që të punojmë dhe, sa më shpejt të plotësohen të gjitha kriteret afat shkurtra të kërkuara nga Bashkimi Evropian në mënyre që të vazhdojmë më tutje, duke mos mbetur shume mbrapa vendeve të Rajonit.
Gjithashtu është diskutuar për ecurinë e zhvillimeve për Liberalizimin e Vizave, ku Ministrja Çitaku tha se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, opozitës dhe shoqërisë civile. Andaj, jemi të përkushtuar që të punojmë me dinamike të përshpejtuar, në mënyre që ti përmbushim të gjitha kriteret në afat rekord.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku falënderoj delegacionin nga Brukseli për vizitën e tyre në Kosovë dhe për mbështetjen nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Last modified: 16 Gusht, 2022