Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Irlanda do të mbështes fuqishëm Kosovën Evropiane

20 Janar, 2013

Dublin, 20 janar 2013 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Z. Gëzim Kasapolli me ftesë të Ministres së Shtetit për Evropë, Lucinda Creighton, të Republikës e Irlandës, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian, që në gjashtë muajt e ardhshëm e kryeson Republika e Irlandës. Në konferencë të pranishëm ishin të gjithë Ministrat dhe Sekretarët Shtetëror për Çështje Evropiane, dhe vendeve kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendësministri Kasapolli falënderoi zyrtarët Irlandez për përkrahjen që ka dhënë, si në procesin e pavarësimit të shtetit të Republikës së Kosovës, gjithashtu, edhe në atë të integrimeve Evropiane. Zëvendës Ministri Kasapolli njoftoi më në hollësi për ngjarjet e fundit në Kosovë lidhur më ecurinë e plotësimit të kritereve të dalura nga Bashkimi Evropian në raport më Kosovën.

Në veçanti u theksua Marrëveshja për Stabilizim Asociim duke potencuar që ka shume punë për të bërë mirëpo jemi të vendosur që të punojmë dhe, sa më shpejt të plotësohen të gjitha kriteret afat shkurtra të kërkuara nga Bashkimi Evropian në mënyre që të vazhdojmë më tutje, duke mos mbetur shume mbrapa vendeve të Rajonit. Gjithashtu, është diskutuar për ecurinë e zhvillimeve për Liberalizimin e Vizave, ku Z.ministri Kasapolli tha se “marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, opozitës dhe shoqërisë civile. Andaj, jemi të përkushtuar që të punojmë me dinamike të përshpejtuar,  në mënyre që ti përmbushim të gjitha kriteret në afat rekord”.

Ministrja Creighton përshëndeti progresin e arritur në Kosovë dhe inkurajoi Republikën e Kosovës të vazhdojë të punojë drejt thellimit të dialogut me fqinjët. Sipas saj, suksesi i Kosovës drejt anëtarësimit është drejtpërdrejt i ndërlidhur me suksesin e Kosovës në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, ku hyn edhe dialogu dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Irlanda do të mbështes fuqishëm Kosovën Evropiane "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 39317 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-do-te-mbeshtes-fuqishem-kosoven-evropiane/ […]

  2. here thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-do-te-mbeshtes-fuqishem-kosoven-evropiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *