Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Irlanda do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian

4 Dhjetor, 2012

Prishtinë 04 dhjetor, 2012 – Ministrja e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku priti në takim njohës Ambasadorin e posaemëruar të Irlandës në Hungari, Z. Kevin Dowling, i cili mbulon edhe Republiken e Kosovës si dhe atë të Malit të Zi.

Në takimin me Ambasadorin Dowling, Ministrja Çitaku diskutoi për zhvillimet në Kosovë si dhe avansimin në agjendën e integrimit Evropian të Kosovës.

Ministrja Çitaku njoftoi z. Dowling për zhvillimet e fundit në Kosovë lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe për punët që i paraprijnë procesit për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim. Në këtë takim Ministrja Çitaku dhe Ambasadori Dowling u pajtuan që nuk ka alternativë tjetër për Kosovën pos asaj të integrimit në Bashkimin Evropian. Për më shumë, Ministrja Çitaku konfirmoi që për të avancuar më tutje në këtë process, Kosova duhet të qëndrojë e përkushtuar në përmbushjen e kritereve dhe reformave të nevojshme, por që është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të ketë casje të njejtë me Kosovën ashtu si për vendet e rajonit.

Nga ana e tij, z. Dowing falënderoi Ministren Çitaku për pritjen si dhe konfirmoi përkrahjen e Irlandës në të gjitha proceset nëpër të cilat do të kalojë Kosova, e sidomos në rrugëtimin që mbetet të bëjë deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.  Z. Dowling shtoi se Irlanda gjatë kryesimit të rradhës të Këshillit të Evropës do të shpreh përkrahje të vazhdueshme për Kosovën.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Irlanda do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian "

  1. cartel carts thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-do-te-mbeshtese-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-antaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

  2. health tests thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-do-te-mbeshtese-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-antaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-do-te-mbeshtese-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-antaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-do-te-mbeshtese-kosoven-ne-rrugen-e-saj-drejt-antaresimit-ne-bashkimin-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *