Prishtinë 22 Maj 2019 – Në mbledhjen e Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike, në takimin e 9-të, ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku morën pjesë Ministri i Administratës, Jagxhilar, David Cullen, nga Komisioni Evropian dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, zv. Ministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj theksoi se takimi duhet kuptuar si konfirmim i përkushtimit ndaj Reformës së Administratës Publike, si njëra ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
“Pa reformë të mirëfilltë të administratës publike, është e pamundur të arrihen standarde e praktika më të mira të BE-së në këtë drejtim. Prandaj, përkushtimi institucional për krijimin e një administrate publike efiçente dhe efektive për institucionet e Kosovës duhet të jetë e para ndër të parat”, potencoi z. Çelaj.
Procesi i Integrimit Evropian në Kosovë është i shtrirë në 3 dokumente strategjike kryesore, Programi Kombëtar për Zbatimin MSA-së (PKZMSA) 2019-2023, Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) 2019-2020 (ende draft) dhe Programi për Reforma Ekonomike 2019-2021.
“Zbatimi sa më i mirë i politikave dhe legjislacionit që prek Reformën e Administratës Publike dhe Menaxhimit të Financave Publike do të kontribuojë në arritjen e caqeve të parapara në procesin integrues. Z. Çelaj ka inkurajuar institucionet të mos shkaktojnë vonesa, sepse, siç theksoi ai, çdo vonesë mund t’i kushtoj Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së.
Last modified: 5 Gusht, 2022
Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the internet the simplest thing to be aware of.
I say to you, I definitely get irked while people think about
worries that they plainly do not know about. You managed to hit the nail upon the
top and also defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal.
Will probably be back to get more. Thanks