Prishtinë, 28 dhjetor 2016.- – Zëvendësministrja për Integrim Evropian, Znj. Anila Statovci-Demaj priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh. T. Z. Laszlo Markusz. Me këtë rast u diskuta për zhvillimet e fundit në Kosovë respektivisht avancimet me agjendën evropiane.
Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj nënvizoi se Kosova është e përkushtuar që të rrisë dhe forcojë bashkëpunimin në drejtim të përshpejtimit të rrugës së vet evropiane. Poashtu, u diskutua për çështjet prioritare të ndërlidhura me këtë proces, përfshirë përfundimin e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, me prioritet në masat e identifikuara në Agjendën e Reformës Evropiane, asistencën financiare të BE-së, zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet rajonale dhe çështje tjera të interesit të përbashkët.
Ambasadori hungarez i konfirmoi Zëvendësministres Statovci-Demaj përkushtimin e tij dhe të qeverisë që ai përfaqëson, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën, veçanërisht në kuadër të Bashkimit Evropian.
Zëvendësministrja Statovci-Demaj e nënvizoi nevojën për mbështetjen e qeverisë së Hungarisë në përfundimin e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe kërkoi që të rikonfirmohet perspektiva evropiane e vendit.
Last modified: 10 Gusht, 2022