Integrimi Evropian

Zëvendësministrja Anila Statovci-Demaj në vizitë zyrtare në Bruksel

16 Dhjetor, 2016

Bruksel, 16 dhjetor 2016. – Zëvendësministrja për Integrim Evropian, Znj. Anila Statovci-Demaj ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Bruksel, ku ka bashkëkryesuar nënkomitetin e parë nën Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe ka takuar përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Zëvendësministrja Statovci-Demaj takoi Drejtoreshën për Ballkan Perëndimor në Drejtoratin e Përgjithshëm për Zgjerim, znj. Genoveva Ruiz Calavera,  Drejtoreshën për Evropë Perëndimore, Ballkan Perëndimor dhe Turqi Znj. Angelina Eicchorst. Shefin e Njësisë për Kosovë në Komision Evropian, z. David Cullen, dhe përfaqësues të tjerë institucional.

Gjatë këtyre takimeve njoftuese, zëvednësministrja dhe bëshkëbiseduesit nga institucionet evropiane reflektuan mbi deklaratën e presidencës së BE-së për vendet e zgjerimit të publikuar këtë javë, si dhe diskutuan për çështjet prioritare të ndërlidhura me procesin e integrimit evropian, përfshirë përfundimin e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, me prioritet në masat e identifikuara në Agjendën e Reformës Evropiane, asistencën financiare të BE-së, zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet rajonale dhe çështje tjera të interesit të përbashkët.

Zëvendësministrja Statovci-Demaj e nënvizoi nevojën për mbështetjen e përfaqësuesve institucionalë të BE-së në përfundimin e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe kërkoi që të rikonfirmohet perspektiva evropiane e vendit.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

One Response to " Zëvendësministrja Anila Statovci-Demaj në vizitë zyrtare në Bruksel "

  1. best world news thotë:

    Just wish to say your article is as astonishing.
    The clearness in your publish is just great and i can assume you’re knowledgeable on this
    subject. Fine along with your permission let me to clutch your feed to keep up to date with
    forthcoming post. Thank you a million and please keep up the enjoyable work.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *