Integrimi Evropian

Zëvendës Ministrja Statovci Demaj pret në takim njoftues Ambasadorin Norvegjez në Kosovë

13 Janar, 2017

Prishtinë, 13 janar 2017 – Zëvendësministrja për Integrim Evropian, Znj. Anila Statovci-Demaj priti në takim Ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Sh. T. z. Per Strand Sjaastad.

Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj i uroj mirëseardhje Ambasadorit Sjaastad dhe falënderoi për mbështetjen që Norvegjia i ka ofruar Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit dhe procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke shprehur bindjen se kjo përkrahje do të rikonfirmohet edhe në proceset integruese për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj e informoi Ambasadorin Sjaastad rreth Agjendës së Reformave Evropiane me fokus në zbatimin e obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Ndërkaq, ambasadori Sjaastad konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë Norvegjeze për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Me këtë rast Ambasadori Sjaatstad ofroi edhe gatishmërinë për ndihmë financiare nga Qeveria Norvegjeze për programet e ndryshme, sipas nevojave që ka Kosova në zbatimin e MSA-së. dhe në përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar nga të gjithë liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *