Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi: Viti 2015 do të jetë vit evropian për Kosovën

11 Mars, 2015

Prishtinë, 11 mars 2015 – Zëvendësministri Ilazi morri pjesë në konferencën e mbajtur në Universitetin për Biznes dhe Teknologji-UBT, organizuar nga Shoqata Austriake-Kosovare OeKG, në bashkëpunim me Klubin “Alpbach” Kosovë mbështetur nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë.

 

Zëvendësministri Ilazi krahas Dr. Erhard Busek, ish zëvendës-kancelar i Austrisë, prezantoi në panelin me temë “Së bashku në Evropë: 20 Vitet e Austrisë në BE dhe  marrëdhëniet me Kosovën në këtë periudhë“.

Në prezantimin e tij, Zëvendësministri Ilazi, duke falënderuar popullin dhe shtetin austriak për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën, theksoi se viti 2015 duhet të jetë vit i konkretizimit të perspektivës evropiane për Kosovën, dhe në këtë drejtim dy prioritet të rëndësishme afatshkurtra për qeverinë janë: nënshkrimi i MSA-së dhe përmbyllja me sukses e procesit të liberalizimit të vizave.

Më tej z. Ilazi, shtoi se Kosovën në fillim të këtij e kanë vizituar dy komisionar evropian dhe në javët në vijim do të ketë vizita të tjera të nivelit të lartë, dhe ky është një mesazh i mirëseardhur dhe përkrahje e fuqishme për të ardhmen evropiane të Kosovës. Po ashtu, z. Ilazi, theksoi se Qeveria e Kosovës e ka të qartë se Bashkimi Evropian pret rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe adresimin e sfidave të migrimit.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *