Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi pret në takimin deputeten gjermane Marieluise Beck

27 Gusht, 2015

Prishtinë, 27 gusht 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, ka pritur sot në takimin deputeten e Parlamentit (Bundestagut) të Gjermanisë njëherësh anëtare e Komitetit për Politike të jashtme, znj. Marieluise Beck, me të cilën kanë diskutuar për procesin e integrimit evropiane të Republikës së Kosovës.

Zëvendësministri Ilazi fillimisht falënderoi popullin dhe qeverinë Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe aspiratave të saja për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zëvendësministri Ilazi informoi znj. Beck se Kosova pret që të nënshkruaj sa më shpejt, pa ndonjë vonesë, Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim (MSA) si dhe pret vlerësim meritor dhe pozitiv për përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave.

Këto dy procese, Ilazi theksoi se janë esenciale për avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin njerëzor, rritjen ekonomike dhe forcim të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në takim është diskutuar edhe për luftën kundër korrupsionit dhe çështjen e migrimit jo të rregullt të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, ku u tha se kjo çështje është një shqetësim për Gjermaninë. Zëvendësministri Ilazi, theksoi se deri tani kemi një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Kosovës që janë riatdhesuar dhe procesi i riatdhesimit po vazhdon.

Deputetja Marieluise Beck, ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të vazhdojnë me plotësimin e kritereve për integrim si dhe të fokusohen në luftën kundër korrupsionit.

Last modified: 11 Gusht, 2022

One Response to " Zëvendësministri Ilazi pret në takimin deputeten gjermane Marieluise Beck "

  1. พรมรถ thotë:

    … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-pret-ne-takimin-deputeten-gjermane-marieluise-beck/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *