Integrimi Evropian

Ministri Çollaku pret në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë

1 Shtator, 2015

Prishtinë, 1 shtator – Ministri i Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim njoftues, ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, znj.Kivilcim Kiliç. Ministri Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja shteteve dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po i ofron Republikës së Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Po ashtu ministri Çollaku, e njoftoi edhe me arritjet dhe progresin që po shënon Republika e Kosovës lidhur me agjendën e saj evropiane dhe tha se këtë vit Kosova do të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizimi Asociimit dhe do të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Kurse ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj.Kivilcim Kiliç, ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Republikës së Turqisë ndaj Kosovës.

Last modified: 11 Gusht, 2022

One Response to " Ministri Çollaku pret në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë "

  1. sig p365 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-ambasadoren-e-republikes-se-turqise/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *