Prishtinë, 1 tetor 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi ka pritur sot në takim udhëheqësin e Departamentit për Evropën të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës se Austrisë, Ambasadorin Hubert Heiss , Ambasadorin Werner Almhofer si dhe Ambasadorin austriak në Kosovë z. Johann Brieger.
Zëvendësministri Ilazi gjatë takimit falënderoi Qeverinë dhe popullin austriak për përkrahjen ndaj Kosovës. Zëvendësministri po ashtu informoi Ambasadorin Heiss për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe progresin në agjendën evropiane, duke theksuar se rruga e vetme për stabilitet dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor është procesi i integrimit evropian.
Ambasadori Heiss shprehu vlerësim për progresin e arritur në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e vendimeve të guximshme që ka marr Kosova në muajt e fundit, të cilat vendime kanë forcua perspektiven evropiane për Kosovën.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se Samiti i Vjenës në kuadër të Procesit të Berlinit ka qenë i suksesshëm, dhe se ky proces po shihet si një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Last modified: 11 Gusht, 2022