Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi në Slloveni diskuton për agjendën evropiane të Kosovës

2 Tetor, 2015

Lubjanë, 2 tetor 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni,  ka zhvilluar sot një takim me Sekretaren Shtetërore përgjegjëse për çështjet evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme Sllovene znj. Darja Bavdaž Kuret me të cilën ka diskutuar për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

Zëvendësministri Ilazi gjatë takimit deklaroi se Kosova pret që viti 2015 të shënoj kthesë pozitive në marrëdhëniet e Kosovës dhe BE-së duke nënvizuar që tani është momenti i duhur që BE të konfirmoj në mënyrë konkrete perspektivën Evropiane për Kosovë përmes nënshkrimit të MSA-së dhe marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave prej anës së Komisionit Evropian deri në fund të këtij viti. Ilazi ka theksuar se këto dy procese janë qenësore për zhvillim dhe stabilitet në vend.

Sekretarja Shtetërore znj. Kuret përsëriti qëndrimin se Sllovenia do të vazhdoj të jetë mbështetëse e proceseve euro-integruese për Kosovën. Ajo nënvizoi se qeveria Sllovene mbështet nënshkrimin e MSA-së dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Zëvendësministri Ilazi ka falënderuar znj. Kuret për mbështetjen e vazhdueshme që populli dhe Qeveria Sllovene po i ofron Kosovës në përgjithësi e veçanërisht në drejtim të integrimit në BE.

Gjatë ditës, Zëvendësministri Ilazi po ashtu ka realizuar takime në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Agjencinë për Zhvillim Rajonal ku ka diskutuar për përvojën Sllovene në qasje në fondet strukturore të BE-së dhe mënyrën më të mirë për të rritur qasjen e Republikës së Kosovës në këto fonde, sidomos në fushën e  zhvillimit rajonal.

Last modified: 11 Gusht, 2022

One Response to " Zëvendësministri Ilazi në Slloveni diskuton për agjendën evropiane të Kosovës "

  1. best world news thotë:

    Helpful information. Lucky me I discovered your site by chance, and I am surprised why this accident didn’t
    happened earlier! I bookmarked it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *