Integrimi Evropian

Takim i delegacionit të Kosovës me komisionerin Dimitris Avramopoulos

1 Tetor, 2015

Nju Jork, 1 tetor 2015 – Delegacioni i Kosovës që po qëndron në Nju Jork, pjesë e të cilit është ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, është takuar me komisionerin Dimitris Avramopoulos, përgjegjës për punë të brendshme dhe çështje të migrimit në Komision Evropian. Gjatë këtij takimi u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave.

Delegacioni kosovarë ka njoftuar Komisionerin Avramopoulos për të gjitha arritjet e Kosovës në zbatimin e kritereve të udhërrëfyesit dhe faktin se Kosova pret që një rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave të prezantohet nga Komisioni Evropian së shpejti.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *