Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Zëvendësministri Ilazi flet për avancimin e agjendës evropiane me rastin e shënimit të Ditës së Evropës

9 Maj, 2015

Prishtinë, 9 maj 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, mori pjesë sonte në një pritje dhe koncert muzikor të organizuar nga Komisioni Evropian, për nderë të Ditës së Evropës në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Zëvendësministri Ilazi, ka folur për përpjekjet e Kosovës drejtë përmbushjes së agjendës evropiane dhe rëndësinë e integrimit të Kosovës në BE.

“Sikurse që BE-ja që është një projekt i paqes edhe shteti i Kosovës u projektua që të jetë një antidot e shkaktarëve të luftërave të fundit të Jugosllavisë. Është projekt që mishëron vlerat e Bashkimit Evropian, është përpjekje për të qenë bashkë në shumëllojshmërinë tonë etnike, fetare e kulturore. Prandaj Kosova nuk ka kuptim pa BE-në”, ka thënë ai.

Integrimi në BE, nënshkrimi i MSA-së e liberalizimi i vizave ka vlerësuar se janë esenciale për potencialin që mbajnë për transformimin e shoqërisë kosovare.

“Ashtu si viteve të tjera, aktivitetet e Ditës së Evropës me karakterin e tyre kulturor, informativ dhe argëtues edhe këtë vit na tubojnë rreth një qëllimi të përbashkët. Po na mobilizojnë rreth çështjeve që na prekin të gjithëve por në të njëjtën kohë po na inkurajojnë që të vazhdojmë besimin në projektin evropian dhe në integrimin e Kosovës në BE”, ka thënë zëvendësministri ndër të tjera.

Last modified: 11 Gusht, 2022

4 Responses to " Zëvendësministri Ilazi flet për avancimin e agjendës evropiane me rastin e shënimit të Ditës së Evropës "

  1. sepornews thotë:

    It’s the best time to make some plans for the future and it is time to be happy.
    I have read this post and if I could I desire to suggest you few
    interesting things or suggestions. Maybe you could write next articles referring to this article.

    I want to read more things about it!

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-flet-per-avancimin-e-agjendes-evropiane-me-rastin-e-shenimit-te-dites-se-evropes/ […]

  3. Resources thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-flet-per-avancimin-e-agjendes-evropiane-me-rastin-e-shenimit-te-dites-se-evropes/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/zevendesministri-ilazi-flet-per-avancimin-e-agjendes-evropiane-me-rastin-e-shenimit-te-dites-se-evropes/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *