Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Shefja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës pritet në takim nga ministri Çollaku

6 Maj, 2015

Prishtinë, 6 maj 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Isabelle Servoz Gallucci, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe e ka informuar për reformat që po bënë Kosova në drejtim të avancimit të agjendës evropiane.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Këshilli i Evropës i ka dhënë Kosovës në shumë fusha përfshirë edhe procesin e integrimit në BE, ministri Çollaku e ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po bënë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të aplikuar për anëtarësim  në Këshillin e Evropës.

Njëkohësisht e ka informuar edhe me ecurinë e dy prioriteteve të sivjetme përkitazi me agjendën evropiane që janë procesi i liberalizimit të vizave dhe nënshkrimi i MSA-së. Miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ditë më parë në Kolegjin e Komisionerëve, ka thënë se i ka hapur rrugën nënshkrimit të kësaj marrëveshje së shpejti.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ministri Çollaku, ka potencuar se institucionet e Kosovës janë duke punuar për të përmbushur kriteret e fundit teknike lidhur me këtë proces që do të pasohen me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel gjatë këtij viti.

Kurse shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, znj. Isabelle Servoz Gallucci, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen dhe bashkëpunimin konform prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.
 

Last modified: 11 Gusht, 2022

4 Responses to " Shefja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës pritet në takim nga ministri Çollaku "

  1. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/shefja-e-re-e-zyres-se-keshillit-te-evropes-pritet-ne-takim-nga-ministri-collaku/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/shefja-e-re-e-zyres-se-keshillit-te-evropes-pritet-ne-takim-nga-ministri-collaku/ […]

  3. kojic acid soap thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/shefja-e-re-e-zyres-se-keshillit-te-evropes-pritet-ne-takim-nga-ministri-collaku/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/shefja-e-re-e-zyres-se-keshillit-te-evropes-pritet-ne-takim-nga-ministri-collaku/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *