Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku pret në takim ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson

5 Maj, 2015

Prishtinë, 5 maj 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë për Kosovën, z. Mats Staffansson, me të cilin kanë biseduar për hapat dhe reformat që po bënë Kosova drejt integrimit evropian.

Ministri ka falënderuar ambasadorin jorezident për Kosovë, për ndihmën që Suedia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës e sidomos në lidhje me avancimin e agjendës evropiane.

Suedia ka mbështetur nëpërmjet projekteve zhvillimore Kosovën në shumë sektorë.

Atë e ka njoftuar me përpjekjet që po bënë Kosova për të shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, si dy prej prioriteteve të sivjetme përkitazi me rrugën integruese.

“Ne kemi mirëpritur miratimin e MSA-së nga Komisioni Evropian dhe së shpejti presim të ndodh edhe nënshkrimi i saj. MSA-ja ka një rëndësi shumë të madhe për shkak se forcon marrëdhëniet Kosovë-BE me perspektivë të qartë të anëtarësimit”, ka thënë z. Çollaku.

Sa i përket liberalizimit të vizave ka potencuar se institucionet kosovare janë duke u angazhuar maksimalisht që të përmbushin kriteret e mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizim në mënyrë që sa më shpejtë të dorëzohet raporti përfundimtar tek Komisioni Evropian.

Ndërkaq ambasadori Staffansson, ka shprehur gatishmërinë e Suedisë për ta ndihmuar edhe më tutje Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE, duke inkurajuar institucionet që të vazhdojnë me reformat e duhura lidhur me këtë proces.

Last modified: 11 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministri Çollaku pret në takim ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson "

  1. dadukopro thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-ambasadorin-e-suedise-mats-staffansson/ […]

  2. click this site thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-ambasadorin-e-suedise-mats-staffansson/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *